Flash News

KRYESORE

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive/ Nënshkruhen marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive/ Nënshkruhen
Momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve nga Rama dhe Kurti

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kanë nënshkruar marrëveshjet në kuadër të mbledhjes së shtatë të përbashkët mes dy qeverive.

Janë 16 marrëveshje që do të nënshkruhen sot, teksa fokusi është vënë në forcimin e bashkëpunimit is edhe nxitjen e zbatimit të marrëveshjeve. Në funksion të zbatimit, do të ngrihet edhe Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar, i cili do të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve duke adresuar në zyrat përkatëse çdo problematikë që shfaqet lidhur me zbatimin e tyre nga të dyja shtetet.

Ndërkohë edhe ministrat e tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës janë duke nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy qeverive. 

Të fundit