Flash News

KRYESORE

Më të kërkuarat në Google për Vitin 2025

Më të kërkuarat në Google për Vitin 2025

Zohran Mamdani, Charlie K0irk dhe “KPop Demon Hunters” ishin ndër kërkimet më të klikuara të vitit 2025, ka zbuluar raporti “Year in Search” i Google.

Charlie Kirk, 31 vjeç, i cili u vra gjatë një bashkëbisedimi me studentët në Universitetin Utah Valley më 10 shtator, ishte kërkimi më i shpeshtw i vitit 2025 në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të publikuara nga Google më 4 dhjetor.

Hiti i Netflix, “KPop Demon Hunters,” renditej menjëherë pas tij, me Labubu në vend të tretë në listën e temave me trend. Kukullat-monstra, të dizajnuara nga ilustratori lindur në Hong Kong Kasing Lung në vitin 2015, bazohen në mitologjinë nordike, sipas kompanisë mëmë Pop Mart. Lodrat kanë koka të mëdha, dhëmbë të mprehtë dhe sy të mëdhenj, ndërsa mbajnë pizhamé me pupla ose veshje të tjera plot ngjyra.

Mbyllja e qeverisë (government shutdown), më e gjata në historinë e vendit, Akti “One Big Beautiful Bill” i Presidentit Donald Trump dhe tarifat ishin gjithashtu ndër temat më të trenduara të vitit.

Të dhënat e Google përfshijnë periudhën nga 1 janari deri më 25 nëntor. Kompania tha:
“Year in Search 2025 përmbledh momentet, njerëzit, temat, ngjarjet dhe vendet që kanë tërhequr vëmendjen e botës gjatë këtij viti.”

Kompania teknologjike sqaroi se listat janë për tema në trend dhe nuk duhen ngatërruar me temat më të kërkuara në total, pasi “ato zakonisht ndryshojnë shumë pak nga viti në vit.”

“Duke parë kërkimet më të trenduara, ne identifikojmë temat që panë rritje të mëdha në vitin 2025, gjë që do të thotë se ato janë unike për këtë vit krahasuar me vitin e kaluar,” shpjegoi Google.

Këtu janë disa nga kërkimet dhe temat trend të vitit 2025:

  1. Charlie Kirk
  2. “KPop Demon Hunters”
  3. Labubu
  4. iPhone 17
  5. One Big Beautiful Bill Act
  6. Zohran Mamdani
  7. DeepSeek
  8. Government shutdown
  9. FIFA Club World Cup
  10. Tariffs

Të fundit