Flash News

KRYESORE

Mësuesja me monopatinë dhe shtetrrethimi…

Mësuesja me monopatinë dhe shtetrrethimi…

Një skenë që ngjan më shumë me një film aksioni është fotografuar sot në Tiranë, ku disa efektivë policie kanë ndërmarrë një tjetër operacion kundër… monopatinave.

Një aksion i njoftuar një ditë më parë, që duket se disa qytetarë i ka kapur të papërgatitur — ndoshta edhe rastin në fjalë, të publikuar nga gazetari Isa Myzyraj.

Gazetari ka ndarë në profilin e tij në Facebook, fotot e një qytetareje(mësuese sipas Myzyrajt) e cila është rrethuar nga forcat e policisë. Mësuesja po shkonte në shkollë për t’u dhënë mësim nxënësve të saj, teksa u ndal “kontroll” nga efektivët.

Krimi? Ajo po udhëtonte me një monopatinë.

Policia, me seriozitetin e një operacioni anti-mafioz, është përballur me mësuesen që — në vend të një arme — mbante një çantë dhe një monopatinë.

Në sfond, makinat e policisë, efektivët e uniformuar dhe prania e mediave krijojnë pamjen e një “aksioni madhor” për kapjen e… një mjeti transporti ekologjik.

Pamja është gati sureale: një mësuese e qetë, e rrethuar si në ndonjë film aksioni, për një monopatinë që duket se ka shkelur rregullin suprem të ditës.

E pra, nuk ishte as vrasëse, as trafikante, as ndonjë zyrtare që ka vjedhur tendera (që zor se do ndalohej në këtë mënyrë spektakolare), por një mësuese që zgjodhi këtë mëngjes monopatinën — tashmë të ndaluar — për të shkuar në punë.

Të fundit