Flash News

KRYESORE

Çmimet e banesave po bien në të gjithë botën. Pse në Shqipëri po kapin ‘majat’?

Çmimet e banesave po bien në të gjithë botën. Pse

Në dekadën e kaluar, blerja e një shtëpie ishte e lehtë. Por çmimet u rritën vit pas viti dhe kapën nivele të larta në periudhën e pandemisë.

Por tashmë parashikohet një rënie drastike e çmimeve. The Economist shkruan se çmimet e shtëpive tani po bien në nëntë ekonomitë më të pasura të botës. Rëniet në Amerikë janë të vogla deri më tani, por në Kanada kushtojnë 9% më pak se në shkurt.

Ndërsa inflacioni dhe recesioni po kapin nivele rekord, agjentët e pasurive të patundshme janë të zymtë. Më tej thuhet se kriza do të intensifikojë rënien e çmimeve.

Por çfarë po ndodh në Shqipëri?

Ndryshe nga vendet e tjera të botës, Shqipëria prej kohësh po sheh vetëm rritje të çmimeve të aprtamenteve. Edhe për periudhën në vijim është parashikuar ky trend rritës.

Sektori i ndërtimit është më pak i prekuri nga kriza. Gjatë këtij viti vlerësohet që rritja të ketë qenë rreth 5%. Agjentët parashikojnë se si në Tiranë dhe në zonat bregdetare, çmimet do të rriten nga 3-5% çdo vit për 4-5 vitet e ardhshme.

Çmimi mesatar i pronave në kryeqytet varion nga 880 euro/m² në rreth 3,000 euro/m² në zonat elitare, që  duke marrë parasysh të ardhurat e shqiptarëve janë të papërballueshme.

 

Të fundit