Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nard Ndoka rrëfen ‘komplotin e memeve’, raportet me Bashën & Berishën, dhe pse Rama i ka keqpërdorur katolikët
Intervista e kryetarit te PDK dhene gazetarit Alfred Lela ne emisionin PolitikOn/Off ne RTV Ora.
Alfred Lela: Ju jeni pjesë e koalicionit me PD, a e keni idenë se ku do jeni në lista? Do jeni pjesë e PD? Do jeni në listat tuaja, do jeni në Shkodër, diku tjetër? Ç’thotë zoti Basha?
Nard Ndoka: Nuk janë diskutuar konkretisht gjërat, pra nuk ka një marrëveshje legale akoma, është ende herët për faktin që nuk është miratuar përfundimisht as Kodi Zgjedhor, do t’i rikthehet parlamentit, pritet dhe ndonjë reflektim i zotit Rama.
Alfred Lela: E prisni ende këtë reflektim ju të opozitws nga zoti Rama?
Nard Ndoka: Po, pavarësisht se unë nuk kam asnjë lloj besimi, por budallai ndryshon edhe në minutat e fundit, çfarë nuk pritet prej tij dhe kjo mund të ndodhë për faktin që ai po e teston realitetin e ri po e kupton që kjo formë që zgjodhi gjoja për të penalizuar opozitën, do të penalizojë atë vetë, nuk them që ai do të reflektojë për të krijuar hapësira për opozitën, por po e kupton që po e gropos veten me duart e tij, kjo mund të jet në esencë që mund të pritet edhe një lloj ndryshimi i kursit të tij derisa ligji të kthehet në parlament.
Afred Lela: Kur keni folur për herë të fundit me zotin Rama? Nard Ndoka, zoti Ndoka unw kaloj, kam një intervistë tw çuditshme, se kaloj nga pyetja në pyetje, kështuqë mos u habisni.
Nard Ndoka: Nuk ka problem.
Alfred Lela: Kur keni folur me zotin Rama e mbani mend, apo ka kohë shumë?
Nard Ndoka: Ka kohë shumë, ka kohë që nuk kam…
Alfred Lela: Çfarë relatash ruani me të? Korrekte?
Nard Ndoka: Kam përshtypjen që kam relata korrekte, institucionale dhe ajo miqwsia e hershme…
Alfred Lela: Keni qenë miq?
Nard Ndoka: Miq… Rama nuk është se ka miq, edhe unë nuk e konsideroj mik timin, por e kam fjalën kemi qenë bashkëudhëtarë në një hark opozitar, kemi bërë disa lëvizje të përbashkëta, disa kauza siç ishte në atë kohë, e kam vlerësuar për një periudhë kohë për tempin e tij opozitar, për disa qëndrime që i kam vlerësuar të drejta në atë kohë, pavarësisht se koha ja ka shembur ato, apo i ka shembur vetë Rama. Kaq janë marrëdhëniet mia, për të thënë marrëdhënie, njohje vite më përpara.
Alfred Lela: Jeni më komod me zotin Basha si partner, si aleat, si mik, apo keni qenë më komod me zotin Rama, kur ishit afër ose luftonit për të njëjtën kauzë politike?
Nard Ndoka: Janë dy modele të ndryshme, nuk mund të krahasohen. Basha ka një qasje krejt tjetër, pra nuk afrohet apo largohet në bazë të konjekturave politike, ka miqësi konstante, ka bashkëpunim institucional të njëjtë, ndërsa Rama me luhatje, me luhatje humori, me luhatje personaliteti, është diçka krejt tjetër, është i paparashikueshëm, por pjesa e një bashkëpunimi institucional, të paktën në marrëdhëniet e mia me Ramën, për hir të realitetit kanë qenë korrekte, nuk i ka treguar këto ana të zeza të tij që ka në marrëdhëniet personale, me mua ka ditur që të ma thotë të vërtetën përpara, ndryshe si jua tha disa të tjerëve psh, shumë e shumë kolegëve të tjerë që i ndëshkoi me pabësinë e tij.
Alfred Lela: A gënjen zoti Meta kur thotë që zoti Basha të gënjen edhe për orën?
Nard Ndoka: Nuk e kam dëgjuar një shprehje të tillë…
Alfred Lela: Ta them unë meqë…
Nard Ndoka: Them që është një perceptim i gabuar për faktin që…
Alfred Lela: Mos është ndonjë batutë, ndoshta?
Nard Ndoka: Përtej batutave, zoti Basha është një politikan që e shijon marrëdhënien politike si një axhendë, pra është një marrëdhënie që krijohet për momentin dhe i qëndron asaj përjetësisht. Padiskutim që axhenda politike ka ulje-ngritjet e veta, ka ndryshuar kursi, pra nuk jemi mësuar me…
Alfred Lela: I shmanget personalizimit po themi, Basha i shmanget personalizimit në marrëdhëniet me të tjerët, me partnerët politikë…
Nard Ndoka: Në një farë mënyre tregohet i kujdesshëm, pra është shumë i kujdesshëm nuk është emocional, është një politikan me një gjykim të ftohtë, nuk mund ta marrim si një politikan që e tha fjalën dhe do ta mbajë deri në vdekje, por është një politikan që reflekton, reagon, ndryshon, riparon i pranon gabimet e tij, ndryshe prej të tjerëve që janë përpjekur që ta nxjerrin veten si liderw të fjalës, kjo në politikw ndonjëherë nuk ka ndonjë vlerë shumë të madhe, është një tipar bajraktarësh, por jo të një lideri politik me një mendësi perëndimore të të ndërtuarit të politikës, të ndërtimit të marrëdhënieve të axhendave të besueshmërisë.
Alred Lela: Po zoti Berisha, çfarë mendoni për zotin Berisha?
Nard Ndoka: Zoti Berisha është diçka krejt tjetër përtej dyshes që po flasim është një lider autoritar, padyshim që ta imponon edhe respektin edhe vendimin e tij politik, pra në njëfarë mënyre ndikon me autoritetin e tij të patjetërsueshëm, por është një lider i fjalës, pra nëse flasim për mbajtjen e fjalës, zoti Berisha është një fenomen që unë do ta konsideroja si vlerë positive, pavarësisht se unë me Berishën kam pasur edhe përplasje politike, biles më shumë kam pasur në karrierën time politike përplasje sesa marrëveshje politike apo bashkëpunim, por unë ruaj një konsideratë për zotin Berisha.
Alfred Lela: Pse duket se ka, ose pse ka më shumë parti demokristane në Shqipëri se sa ka të krishterë, janë nja tre a katër, pse është ky copëzim i një cope, i një fragmenti që janë po themi katolikët shqiptarë, e di që do më thoni se në Partinë Demokristiane nuk ka vetëm katolikw, por kur thua ‘demokristiane’ e kupton illin e krishtërimit.
Nard Ndoka: Në PDK ka vetëm një parti demokristiane që…
Alfred Lela: Është partia juaj…
Nard Ndoka: …që është e Shqipërisë, me logon e saj me siglën e saj, PDK është krijuar që në ’91 një parti që është një nga partitë krysesore në pluralizmin shqiptar, ndërsa ato emrat e tjerë për hir të ralitetit kanë lindur si diversione, pra edhe PD edhe PS janë përpjekur që nëpërmjet këtyre emrave të krijojnë një lloj diversioni te PDK, e ka bërë PD shpesh herë…
Alfred Lela: Kanë dashur ta përçajnë komunitetin katolik, në kuptimin që ta ndajnë?
Nard Ndoka: Kjo ka qenë edhe qëllimi i tyre, pra kanë pasur axhendë të qartë që të përpiqen ta ndajnë për faktin që elektorati demokristian ka një lloj qëndrueshmërie, tashi është larguar nga PD, pavarësisht se jemi një parti e qendrës së djathë dhe se…
Alfred Lela: Por është i djathtë kam përshtypjen, është e saktë të thuhet që katolikët e Shqipërisë kanë prirje të djathtë apo është e tepruar?
Nard Ndoka: Në përgjithësi kanë qenë të persekutuar gjatë regjimit komunist dhe padiskutim që janë afruar te qendra e djathtë, për historinë e tyre për arsye të persekucionit, por janë të lidhur në njëfarë mënyre me Partine Demokristiane, janë më afër saj, janë përpjekur PDK ta shohin, ta kenë si pronë të tyren, kur nuk ja kanë arritur kësaj, janë përpjekur por nuk ia kanë arritur qëllimit, prandaj sot ka një PDK, kjo vihet re se ka edhe disa Parti Socialdemokrate psh kjo e Demokracisë Sociale, partia e Bashkimit Social Demokrat, Partia Socialiste e Vërtetë, të gjithë partitë kanë prej tyre, por PDK është ndoshta, shifet edhe si ndryshe, shifet si një vlerë.
Alfred Lela: A i ka keqpërdorur zoti Rama katolikët?
Nard Ndoka: Po…
Alfred Lela: E kuptoni se ku e kam fjalën besoj?
Nard Ndoka: Po të kuptoj shumë mirë, i ka keqpërdorur dhe ka një strategji të qartë, ai ka pjesën e strategjisë për t’i përdorur, për ti keqpërdorur dhe për t’i braktisur, dhe e ka bërë këtë me gjakftohtësi prej një killeri politik për hir të realitetit, pra janë shumë prej atyre që e kanë kuptuar këtë realitet e kanë kuptuar pabesinë e Ramës edhe në aspektin politik, edhe në aspektin miqësor. Zoti Rama e ka pasur si shenjë domethënëse strategjike, ka bërë më shumë, historikisht e majta e ka bërë këtë në vazhdimësi, e ka bërë edhe Fatos Nano kryetar i PS, me të gjitha format, me të gjitha mënyrat, nëse marrim edhe historinë pluraliste. Kemi dy ministra Zef Preçin, Preç Zogajn që janë shkarkuar brenda natës, të dy menjëherë për faktin se ishin potencial, ishin një zë kundër, kishin protagonizmin e tyre, krenarinë e tyre dhe nuk iu pëlqente pjesës së socialistave. Këtë e ka bërë edhe PD, duhet të jemi të qartë, t’i japim të gjithëve atë që meritojnë. Janë përpjekur që pjesën e përfaqësimit ata ta godasin në forma dhe mënyra të ndryshme. Zoti ka dashur që unë akoma të mbijetoj edhe pse ka qenë e vështirë.
Alfred Lela: Por keni thënë që do të jepni dorëheqjen me 26 prill nëse koalicioni opozitar nuk fiton, do e mbani fjalën?
Nard Ndoka: Pa diskutim që po, nëse opozita nuk do të jetë fituese në këto zgjedhje, si një shenjë përgjegjësie dhe reflektimi unë do të jap dorëheqjen nga drejtimi i PDK dhe kjo është e pamohueshme.
Alfred Lela: Jam i sigurt që keni ndjekur një deklaratë të Papa Françeskut, e cila theu, shembi një barrierë qindar, ndoshta mijëra vjeçare në gjirin e Kishës Katolike Romane. Papa tha se duhen lejuar unionet e seksit të njëjtë. Nard Ndoka do të jetë më katolik se Papa dhe të thotë jo?
Nard Ndoka: Jo, unë i vetmi institucion që i bëj “like” në Twiter është Vatikani sido të jetë.
Alfred Lela: Edhe në këtë rast i keni bërë “like”, me këtë të Papës?
Nard Ndoka: Edhe e vetmja është kjo që hezitova t’ja bëja, pa e kuptuar realitetin, pa e kuptuar thelbin e kësaj deklarate, pa patur një vendim zyrtar, është shumë e vështirë të ketë një vendim zyrtar nga Vatikani, janë shumë filtra padyshim, në kuptimin që do të jetë një debat i hapur, unë me thënë të drejtën në parim jam për vlera kristiane dhe këto i mbroj në politikën shqiptare.
Alfred Lela: Vlerat e familjes…
Nard Ndoka: Jam i fokusuar te familja, te vlerat e saj.
Alfred Lela: Te martesa midis një burri dhe një gruaje.
Nard Ndoka: Por në fund të fundit duhet të pranojmë, dhe jemi përballë një realiteti, jemi përballë këtij modernizimi të shoqërisë, te të futurit të këtyre elementëve tranzitorë, që e kanë përshtjelluar për hir të realitetit familjen tradicionale, vlerat e saj, por do të shohim edhe hapat e mëtejshëm, unë nuk jam një politikan që i kam shpallur lufë, përkundrazi si një realitet, por nuk e promovoj si një vlerë të shoqërisë, promovoj vlerat e familjes dhe jam i fokusuar dhe mbështetem tek ato shtylla.
Alfred Lela: Ju jeni personazh kontravers, zoti Ndoka në kuptimin që jeni personazh rreth të cilit ka një preferencë ose ka një përpjekje për ta shndërruar në një, po themi në një lloj miti urban me anë të memeve. A ju shqetëson kjo, që bëhen meme me gjëra që ju thoni, apo e keni pranuar si pjesë të të qënit në qendër të vëmendje, të të qenit në politikë e me rradhë?
Nard Ndoka: Lela, ka një strategji për këtë nuk është e rastësishme. Pra nuk është…
Alfred Lela: Është një strategji politike mendoni?
Nard Ndoka: Po, pa diskutim është një strategji politike, është me regjizor, me regjistër madje me sponsorizime, nuk është vetëm rasti im, psh nuk e di nëse, se ju keni jetuar disa kohë jashtë, por ka qenë “Këndi i Ndriut”, ishte dikur te revista Klan që merrnin Ndre Legisin si personazh, si fenomen, ishte ‘bar Uesti’…
Alfred Lela: A ka të bëjë me të qenit, kur thoni “Këndi i Ndriut” dhe “Këndri i Nardit”, po e them unw këtë, a ka të bëjë me një gjë kundër katolikëve, prapë?
Nard Ndoka: Ky është thelbi, edhe në pjesën e komunizmit nëse marrim personazhet e filmave gjithë emrave…
Alfred Lela: Personazhet negativë janë katolikë.
Nard Ndoka: Pra kishte një fill që pjesën katolike gjithmonë ta sulmonin, edhe kjo padyshim është një ideologji komuniste, tash më e përpunuar, e modernizuar por vazhdon të jetë e tillë, e ka zoti Rama e ka të qartë. Më këtë që sapo thashë, të gjitha personzhet që ai i ka marrë, kanë dhënë kontribute, i ka përplasur, i ka futur dhe në burg, në forma dhe me mënyra më të ndryshme, ju ka ngritur disa herë edhe rrengje të tilla, duke i futur këmbëzat gjatë rrugës së tyre, pra është një lloj strategjie, unë e kam kuptuar me kohë një realitet të tillë, jam përpjekur që ta marr me sportivitet se nëse do të tregohesh një personazh që nuk e pranon realitetin, sarkazmën, ironinë, qoftë edhe therëse do të ishte akoma më keq.
Alred Lela: E keni përdorur në favorin tuaj?
Nard Ndoka: Jam përshtatur dhe jam përpjekur me të gjitha mënyrat që ta përdorja në favorin tim, të bëhem pjesë e asaj loje dhe të marr përfitime në fund të fundit edhe politike, edhe personale, në një farë mënyre është edhe humori është i lidhur na shoqëron edhe në politikë edhe në jetën, e përditshme.
Alfred Lela: Kuptoj. Keni thënë në një emision se do të shkruani një libër me kujtime, do ta shkruani apo ka qenë një gjë e momentit?
Nard Ndoka: Jo, realisht e kam nisur, sa herë që kam kohë të lirë përpiqem që t’i shkruaj ato, është shumë e rëndësishme për çdo njeri, në fund të fundit ajo është një arkivë, një histori personale, vlen të paktën për fëmijët e mi, përveç të tjerave…
Alfred Lela: Jo, ju jeni një personazh prej shumë vjetësh në politkë.
Mard Ndoka: … duke qenë edhe pjesë e PDK, do të jetë dhe kjo që do të mbesi, kemi kaluar mjaft periudha të vështira, në pjesën e tranzicionit tonë politik janë mjaft intriga që na kanë shoqëruar, kanë një dritë shumë të madhe për ato ngjarje që e meritojnë të pasqyrohen dhe të mbesin në një dokument, padyshim që që do t’i shkruaj pa emocione, duke mos u penduar si disa që i shkruajnë kujtimet e tyre dhe i ndryshojnë edhe titujt edhe brendësinë e tyre pas kalimit të kohës.
Alfred Lela: Cili është personazhi, keni takuar shumë njerëz gjatë karrierës suaj politike, ju keni qenë edhe ministër, personzhi që ju ka bërë më shumë përshtypje, shqiptar apo i huaj, keni pas një kontakt, një bisedë dhe ju ka impresionuar?
Nard Ndoka: Unë kam takuar shumë, por emocione kam pasur me Papën, ai është një emocion që nuk përsëritet, për fatin që kanë qenë takime zyrtare e kam provuar përkujdesjen e tyre, mbështetjen e tyre kur isha ministër, kam bërë marrëveshjen e parë me shtetin e Vatikanit që për të gjithë fëmijët deri në 14 vjeç të kuroheshin në spitalet e rrjeteve të Vatikanit, ka qenë një mbështetje jashtëzakonisht e madhe, kam bërë edhe 4 marrëveshjee të tjera, ndërsa për liderët politikë më ka habitur Berluskoni. Pra unë e takova Berluskonin në Senat kur u bë promovimi i librit të “Rrno për më tregue”…
Alfred Lela: I Atë Zef Pllumit…
Nard Ndoka: …në italisht, edhe ishte kontakti i parë që unë pata nga afër me Berluskonin dhe për habi nuk e kuptova as vetë sjelljen e tij të natyrshme njerëzore, edhe me emocionoi jashtë mase, ishte koha kur ishte goditur që e ndalonin të hyjë në Senat, ishte hera e parë që hynte në Senat, që i kishin hequr mandatin, në luftë me sistemin e drejtësisë, por edhe me të majtën që e sulmonin më të gjitha format dhe ishte një ndjesi e veçantë për takimin. Ishte një model krejt tjetër, unë e imagjinoja disi të pakapshëm, të paarritshëm një njeri që mban distancë por ishte shumë i thjeshtë edhe më emocionoi kjo.
Alfred Lela: Ka qenë një gjest i madh, akt i madh botimi në italisht me mbështetjen, me sponsorizimin e tij librin “Rrno për me tregue” i At Zef Pllumit.
Nard Ndoka: Ishte shumë i veçantë se dhe fjala që mbajti, ishte një fjalë që ajo që më bëri më shumë përshtypje, ishte shkrimi, nuk ishte një fjalë që ishte përgatitur në kompjuter, ishte me shkrim dore, dhe u impresionova se mendoja që Berlusconi do ketë një staf, stafin nuk diskutohet që e ka, me këshilltarët që japin një letër dhe e lexon dhe nuk e merr vesh fare, por thjesht i tregojnë axhendën dhe ai është aty. Jo vetëm që e kish vlerësuar në mënyrë maksimale, e vlerësoi edhe me lekët e tij botimin e atij libri, por me pjesëmarrjen dhe fjalën e tij ishte ajo që më la një mbresë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38