Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Biznesit të medias, F. Çakuli i ka hyrë herët: prej kohësh ka qenë pronari i “Fiks Fare”, pavarësisht se figuronte drejtor i atij emisioni (njësoj si Olsi Rama me klubin Partizani). Në vitin 2018, Çakuli do bëhej zyrtarisht pronar i “Fiksit” brenda Top Channel. Nga këqyrja që u janë bërë regjistrimeve në QKB, nuk rezulton asnjë transaksion dhe asnjë dokument që provon shitjen apo kalimin e aksioneve nga Top Channel tek Çakuli.
Kjo ndërmarrje, bashkë me Filipin, i cili në regjistrin e pagave, të paktën deri më 2021, rezulton si ndërmjetës tregtar dhe producent, pa rrogë të deklaruar, ka në bordero 39 punonjës.
Megjithëse ka një ushtri punonjësish, sipas regjistrit të pagave vetëm drejtorit ekzekutiv i deklarohet rroga rreth 5.2 milionë lekë në muaj, për vitin 2024 Filipi ka deklaruar si paga personeli vjetore vetëm 20 milionë lekë.
Në tabelën e mëposhtme jepen dhe pagat e personelit, ndërsa vetë Filipi nuk ka deklaruar asnjë të ardhur, të paktën për periudhën 2018-2021. Nga ana tjetër, si pjesë e “Fiks Fare”, përveç produksionit televiziv, është shtuar dhe ndërmjetësimi imobiliar, një pasion tjetër i Filipit përveç medias. Se, pse duhej të shtohej ky aktivitet kur Filipi rezulton me një zyrë imobiliare në QKB, këtë e di vetëm ai.

Aksionet te Zotkaj i Poliçanit
Por, duket se Filipi ka qenë marifetçi i vjetër i transaksioneve bankare dhe aksioneve me krerët socialistë. Për shembull, në vitin 2009 bashkëshortja Vasilika Çakuli, së bashku me Fidel Yllin, Maksim Haxhinë dhe ortakun e Haxhisë, Artan Hajdari, zotëronin 20% të aksioneve të kompanisë “Perla e Tomorrit”, në pronësi të Adriatik Zotkajt, kryetari i Bashkisë Poliçan dhe Vladimir Kostës, ish-deputet i PS-së. Ishte një kompani, që sipas ekstraktit të QKB, do merrej kryesisht me import-eksport mallrash ushqimorë dhe me prodhim të pijeve freskuese.

Vit pas viti, kompanisë i shtohen dhe ortakë të tjerë, si p.sh. Mirton Lika, ortak i Gaz Demit dhe Alban Dabullës, madje në një rast kanë edhe kompani të përbashkët ndërtimi, si dhe Elida Heba, motra e Fidel Yllit.
Në fund, kompania që ishte ngritur me vetëm 100.000 lekë të reja kapital, në vitin 2022 kapte një vlerë rreth 342 milionë lekë ose më shumë se 3.4 milionë euro. Vetëm sepse regjistroi emrin e gruas së tij në këtë kompani që më pas u quajt “ALBANIA BEVERAGES GROUP”, Filip Çakuli do të merrte në vitin 2022 rreth 17 milionë lekë të reja ose 170 milionë lekë të vjetra nga shitja e aksioneve. Natyrisht kjo është vetëm shuma e deklaruar.

E habitshme është në këtë histori se, qoftë Maks Haxhia, qoftë Fidel Ylli janë biznesmenë të vjetër të kumarit. Këta kanë qenë ortakë tek kompania BET 07, që më pas e shitën. Për të mos folur pastaj për Gaz Demin i cili ka zotëruar disa kompani bastesh, ndërsa sot i ka hyrë biznesit të ndërtimit me bashkëpunëtorë nga Kina.
Partizani, ikën Buzhala dhe vjen Çakuli
Filipi jo më kot është zgjedhur kryetar i Bordit Sportiv Partizani. Në vitin 2014, dasmën e të birit, Zhani Çakulit me Danjelën, e bekoi vetë Kryeministri. Pas një viti djali i Filipit u emërua në krye të lojërave të fatit, me bekimin edhe të “Nikut të Ndraghetës”.
Djali tjetër, Orest Çakuli, figuron në regjistrin e pagave si drejtues i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes, por me varësi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Një kombinim që nuk merret vesh se çfarë kuptimi ka, në rast se nuk bëhet fjalë për pronat e ushtrisë. Vetë Filipi ka marrë tashmë kreun e Bordit të klubit sportive, duke i zënë vendin Berat Buzhalës, sipas ekstraktit të QKB.

Ndoshta dhe ky, ashtu si Olsi, ka pagë më të lartë se vetë pronari Gazmend Demi. Duhet theksuar se, të paktën deri para katër vjetësh, i pari që paguhej më shumë te Partizani ishte Olsi Rama, me një pagë prej 8.2 milionë lekësh të vjetra në krahasim me Demin që paguhej 6 milionë lekë.
Pra, Filipi ka gjithë të drejtën të dalë në mbrojtje të Olsi Ramës. Ata janë të ngjashëm. Ku është pastrimi i parave, trafiku i drogës dhe grupet mafioze përflitet dhe Olsi Rama, dhe ku është bixhozi që është numri një i përfitimit pas aktiviteteve të drogës, del dhe Filipi si mbrojtës i tij. Filipi, jo vetëm shet moral të lartë, jo vetëm luan kumar, por edhe fiton prej tij, sepse Filipi është Rama dhe Rama është dora që drejton dhe mban Filipin.
Djali dhe nusja e Filipit, biznes me Nikun e Ndraghetës
Një tjetër biznesmene në familjen Çakuli është dhe nusja e djalit të tij, Danjela Çakuli, e cila në regjistrin e pagave figuron si mësuese vallëzimi në një shkollë private. Danjela është bashkëshortja e Zhani Çakulit, djalit të madh të Filipit, i cili njëkohësisht është drejtor i përgjithshëm i lojërave të fatit në Shqipëri. Deri këtu s’ka asgjë të keqe, por nga të dhënat e QKB, zonja Çakuli, përveçse mësuese vallëzimi, figuron dhe biznesmene e suksesshme, sidomos në fushën e parqeve fotovoltaike. Ajo figuron si aksionere me 35% në një nga kompanitë e Besnik Halilit- NCI. Për ata që nuk e dinë, Besnik Halili është i ashtuquajturi Niku i Ndraghetës, i dalë në përgjimet e Antimafias italiane. Lidhja e përbashkët me zonjën Çakuli është dhe posti që kanë pasur bashkëshortët e tyre.

Niku është bashkëshorti i Luneda Sufalit që u zëvendësua pikërisht nga Zhani Çakuli në vitin 2016. Përpos NCI, si administrator në këtë kompani është Aldo Muça, i cili zotëron 14 përqind të aksioneve. Ky i fundit është dhe administrator i kompanisë së gazit N3H ku pronar sërish është ‘Niku i Ndraghetës’. Të dy këta persona, bashkë me Luneda Sufalin, sipas gazetarit Elton Qyno janë marrë në hetim nga SPAK në vitin 2024, madje janë kryer dhe kontrolle në banesat e tyre dhe kompanitë që zotëronin. Por, në listën e SPAK nuk figuron anëtarja e familjes Çakuli, megjithëse kjo kompani rezulton të ketë marrë leje për ndërtimin e një parku eolik në zonën e Semanit, me vlerë 2.1 milionë euro.
Leja është miratuar në vitin 2020, me bekimin e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe firmën e Erjon Braçes. Madje për këtë koncesion është hapur dhe një hetim nga SPAK për ish-pronarin e kompanisë Bjorn Sollaku, djali i Theodhori Sollakut, i cili ia shiti aksionet në vitin 2024 ‘Nikut të Ndraghetës’ dhe familjes Çakuli për të humbur gjurmët. Gjithashtu bashkëshortja e drejtorit të lojërave të fatit figuron dhe si person fizik në biznesin e energjisë së rinovueshme.
Bizneset e familjes Çakuli me përfaqësues të ‘Nikut të Ndraghetës’ vijojnë edhe me djalin e tij Zhani Çakuli. Për shembull, së bashku me Aldo Muçën, që është dhe administrator i Besnik Halilit në biznes, Çakuli junior figuron si bashkëpronar i Next Fiber me qendër në Korçë, ku zotërojnë dhe një televizion kabllor lokal. Në këtë biznes Zhani Çakuli ka blerë 20% të aksioneve, gjatë kohës që ka qenë drejtor i lojërave të fatit.


Ky biznes rezulton të jetë blerë nga një person me emrin Migen Stefani, ish-pronar i cili zotëronte 100% të aksioneve, i cili pas shitjes ka lënë bashkëshorten si aksionere, me 30% të aksioneve. Këto aksione të kësaj kompanie të krijuar në vitin 2019, Zhani Çakuli i ka blerë në vitin 2023 nga Erinda Stefani për vlerën e 2000 lekëve, Aldo Muça 30% të aksioneve për vlerën e 3000 lekëve dhe kështu me radhë. Por, vlera e aksioneve që Zhani Çakuli dhe Aldo Muça i blenë për 5 mijë lekë në vitin 2022, ose për më pak se një drekë minimaliste në restorant, për më pak se dy vjet, në mars të vitit 2025, kjo vlerë u 1 mijëfishua.


Sot aksionet e Zhani Çakulit vlejnë mbi 2 milionë lekë të reja, ndërsa ato të Aldo Muçës mbi 3 milionë lekë të reja. Nga ana tjetër, duket pak i dyshimtë ky bashkëpunim. Kjo sepse ish-pronari Migen Stefani figuron pronar me 50 përqind i një kompanie të quajtur “Digi Games”, e cila si objekt kryesor të biznesit ka importin dhe shitjen e pajisjeve elektronike të lojërave të fatit, tavolinave të kazinove etj.

Kjo kompani figuron e hapur në vitin 2024. Ndoshta kjo mund të mos ketë asnjë lidhje, por vetëm në Shqipëri ndodh që pasi i ke shitur biznesin drejtorit të licencave të kazinove për një kothere bukë, pas një viti të hapësh një tjetër biznes i cili merret pikërisht me tregtimin e makinerive për lojërat e fatit. Ndoshta vetë Filipi mund të bënte një emision investigativ te ‘Fiksi’ për këtë çështje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38