All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Nga “shoku im Erioni” tek “Tirana më e jetueshme”, kandidatja e PS kundër ‘trashëgimisë’ së Veliajt

All - Paragraf - 1

Nga “shoku im Erioni” tek “Tirana më e jetueshme”,

Dikur miq së bashku, shumë dalje në media, shumë projekte për ‘mbytjen’ e Tiranës, përkrahje dhe mbështetje e njëri tjetri, por sot, realiteti është ndryshe.

All - Paragraf - 3

Duket se edhe vetë kandidatja e Partisë Socialiste për kryebashkiake të Tiranës, Ogerta Manastirliu, nuk po e fsheh të vërtetën me mënyrën si është shndërruar kryeqyteti nën drejtimin e Erion Veliajt.

 Në dy postimet e saj të fundit, ajo flet për “nevojën për ta bërë Tiranën më të jetueshme”, për “përmirësimin e infrastrukturës, transportit dhe shërbimeve publike”  fraza që tingëllojnë më shumë si akuza të fshehta sesa si vazhdim i një “suksesi” të pretenduar nga bashkia aktuale.

“Në zonën e Selitës, në Njësinë 13, vijojmë takimet në çdo skaj të Tiranës, për të folur me banorët e për të parë nga afër nevojat e komunitetit, që nga përmirësimi i infrastrukturës dhe aksesit me qendrën e qytetit, transportit dhe shërbimeve sociale, për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë e më të jetueshëm për të gjithë.”

“Bashkërisht mund ta bëjmë Tiranën një qytet më të jetueshëm me punët që kemi nisur dhe shumë të tjera që kemi në plan. Mbi 1500 hapësira publike janë çliruar tashmë dhe do të vijojmë t’i kthejmë qytetit më shumë gjelbërim, kënde lojërash për fëmijët dhe hapësira çlodhëse për të moshuarit. Me konceptin e super blloqevedhe modernizimin e transportit publik , do të përmirësojmë jetën e përditshme për qytetarët e Tiranës.”

Por kujt i flet Ogerta?

Ajo ka qenë për vite me radhë pjesë e të njëjtit ekip që e përqafoi modelin e betonit, të kullave pa fund, të zhurmës dhe ndotjes, të shkatërrimit të gjelbërimit urban në emër të “modernizimit”.

Në Tiranën e Veliajt, fryma e qytetit është zëvendësuar me pluhuri, hapësirat publike janë bërë mall për ndërtimtarët e preferuar të pushtetit.

Jo më larg se para 2 vitesh kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, aso kohe dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u takuan me banorët e Njësisë 9, në vijim të fushatës së gjelbër për zgjedhjet e 14 Majit.

Nga “shoku im Erioni” tek “Tirana më e jetueshme”,

Sipas Veliajt, Partia Socialiste ishte një forcë që mbështetet tek secili prej anëtarëve të saj, si një familje, ndërsa në kampin kundërshtar fiton ai që gënjen më shumë.

“Hera e fundit që ishim këtu, unë mbështesja Ogertën si kandidate për deputete të Partisë Socialiste dhe patëm një rezultat të jashtëzakonshëm në Njësinë 9. Sot rikthehemi dhe është Ogerta që po më mbështet mua. Në PS kështu funksionon: Ne ndihmojmë njëri-tjetrin, bëhemi krah për njëri-tjetrin dhe e mbështesim njëri-tjetrin. Familja jonë politike është normale. Por, nuk ndodh kështu për të gjithë. Shikoni te ana tjetër. Edhe atje ishin dy shokë shkolle, që kandidonin në primare. Njëri u diplomua, i bëri të pesë vitet e shkollës. Tjetri nuk e mbaroi shkollën. E patë kush fitoi? Te partia e humbësve fitoi ai që gënjeu, që mashtroi, që e la punën përgjysmë, që shiti shokët, që e braktisi detyrën dhe vazhdon gënjen,” u shpreh ai.

Kurse Manastirliu tha se Njësia 9 në këto vite ka ndryshuar tërësisht sikurse ka ndryshuar dhe është transformuar gjithë Tirana.

“Nga kilometri zero, që është sheshi “Skënderbej”, me Bulevardin “Zogu i Parë”, me Bulevardin e Ri që hap tashmë një tjetër arterie të zhvillimit të qytetit për Tiranën dhe gjithë komunitetin e banorëve të Njësisë 9, duke përfshirë këtu çfarë investimesh kanë ndodhur, të cilat realisht kanë përmirësuar cilësinë e jetës nga fëmijët deri tek të moshuarit. Ndaj, jam krenare të them me sa shumë punë vijmë ne këtu përpara jush. Ajo që ka ndodhur me Tiranën është një model suksesi. Kjo nuk ka ardhur në një ditë, ka ardhur për arsye se ne kemi një kryetar, shokun tim Erionin dhe jam krenar për këtë, që i mban premtimet. Bën atë që thotë,” u shpreh ajo.

Ndërsa banorët ankohen për mungesë ajri, për mungesë parkimesh, për rrugë të mbushura me pluhur dhe për çmime që s’përputhen më me jetesën, Manastirliu del tani e thotë: “Do ta bëjmë Tiranën më të jetueshme.”

Kjo tingëllon si një pranim i heshtur se Tirana sot nuk është e jetueshme , pra, dështimi është aty, në sy të të gjithëve. Dhe ky dështim mban firmën e atyre që për vite me radhë e kanë duarëtrokitur Veliajn, e kanë mbrojtur nga çdo kritikë dhe e kanë mbajtur si “modelin e suksesit socialist”.

Nga “shoku im Erioni” tek “Tirana më e jetueshme”,

Sot Manastirliu flet për “super blloqe”, për “gjelbërim”, për “kënde lojërash” dhe “hapësira çlodhëse”, por harron se për çdo pemë të mbjellë, në Tiranë janë prerë dhjetë. Për çdo shesh të hapur, janë ngritur tri kulla. Për çdo rrugë të rregulluar, janë prishur dhjetë lagje.

E gjithë kjo ndodhi teksa ajo vetë ishte në qeveri, pjesë e një sistemi që i dha dritën jeshile çdo lejeje ndërtimi që betonizoi zemrën e kryeqytetit.

Nga “shoku im Erioni” tek “Tirana më e jetueshme”,

Tani, kur është koha për të kërkuar vota, Ogerta e sheh të udhës të flasë për “një qytet më të jetueshëm”. Por në fakt, ajo nuk po flet për një ëndërr të re  po përpiqet të distancohet nga një realitet që vetë e ka ndihmuar të krijohet./ POLITIKO.AL

Të fundit