Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga zgjedhjet, vula e PD-së te sfidat e SPAK, ngjarjet 'e nxehta' që priten në arenën e politikës gjatë vitit 2023

Viti që sapo lamë pas ishte një 'tërmet' sa i përket zhvillimeve të forta në politikën shqiptare
Edhe 2023-shi nuk na premton 'qetësi' në politike. Në 365 ditët në vijim priten përplasje dhe zhvillime të forta, që do të përcaktohen vendime të rëndësishme, duke përfshirë zgjedhjet lokale, unifikimi i plotë i Partisë Demokratike, largimi i ambasadores së SHBA, Yuri Kim apo zhvillimet nga SPAK tashmë me një drejtues të ri.
Zgjedhjet lokale

Shqiptarët pritet të votojnë për pushtetin vendor më 14 maj të vitit 2023, në një palë zgjedhjesh që vijnë pas zgjedhjeve të bojkotuara të vitit 2019 dhe pas kontrollit të 60 prej 61 bashkive nga ana e Partisë Socialiste.
Partia Socialiste pritet të garojë e vetme përballë opozitës dhe beteja duket se po udhëhiqet personalisht nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë mos arritja e një marrëveshje mes grupit të Sali Berishës dhe atij të Enkelejd Alibeajt për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore, duket se do e çojë PD të përçarë në procesin zgjedhor.
Megjithatë, për herë të parë përzgjedhja e kandidatëve të Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha është kryer përmes procesit të primareve në 4 dhjetor. Ata u votuan nga anëtarët dhe simpatizantët e PD.
Gara e fortë pritet të jetë në bashkinë e Tiranës ku përballë kryebashkiakut aktual Erion Veliaj, i cili synim mandatin e tretë do të jetë Belind Këlliçi.
Vula e PD

Gjykata e Apelit e shtyu seancën e radhës gjyqësore për shqyrtimin e statutit të PD-së për në 17 janar 2023.
Procesi i statutit ka nisur në muajin shtator por ende nuk është mbajtur seanca e parë , duke qenë se në gjyqet e kaluara kanë munguar ose avokatët , dhe së fundmi edhe një gjyqtar.
Në PD ka një përplasje statutesh pasi më herët gjykata ka regjistruar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të organizuar nga mbështetësit e Berishës duke njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të partisë dhe jo nënkryetarët dhe drejtuesit e tjerë.
Ndërkohë, nëse gjykata miraton ndryshimet e vendosura nga Kuvendi i 18 dhjetorit atëherë Sali Berisha është përfundimisht i përjashtuar nga Partia Demokratike, ndërkohë që mbetet në fuqi deri në një vendim të dytë vendimi për njohjen e Komisionit të Rithemelimit si drejtues të partisë.
Sfidat e SPAK

Pasuesi i Arben Krajës në krye të SPAK-ut, Altin Dumani, ka paralajmëruar luftë agresive kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.
Gjatë vitit 2023, SPAK do të vijojë hetimet për çështjen e inceneratorëve për implikimin e personave të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë, të cilët mund të kenë favorizuar apo marrë pagesa të paligjshme nga shoqëria koncesionare e inceneratorëve. Në hetim nga SPAK janë edhe tre koncesione me vlerë mbi 300 milionë euro në shëndetësi; Check-Up-i, laboratorët dhe sterilizimi, ndërsa i në pyetje është marrë ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Largimi i Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se do të jetë ‘edhe ca më gjatë në Shqipëri’, edhe pse në Janar të 2023 i mbaron zyrtarisht mandati.
Ndërkohë në Shqipëri, procedurat për zëvendësimin e ambasadores Kim u njoftuan nga Ministria e Jashtme, ngjarje që kjo që u cilësua si një skandal diplomatik.
Kujtojmë se fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe pasi të jetë dakortësuar emri i propozuar, nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti i SHBA-së.
Shqipëria pritet të ketë borxhin më të lartë publik në rajon

Sipas raporti të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në vitin 2023 vendi pritet të ketë një nivel të borxhit publik prej 73.9% të prodhimit të brendshëm Bruto (PBB), që vlerësohet se është më i larti në rajon, duke ia kaluar dhe Malit të Zi, që deri tani mbante rekordin.
Në vitin 2021, borxhi publik i vendit tonë theu rekordin historik në vitin 2021 duke arritur nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë, në 78.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
Stoku në vlerë i borxhit arriti në 1,38 triliardë lekë me një rritje 1,5 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) në raport me vitin e kaluar. Ky është zgjerimi vjetor më i lartë i ndërmarrë nga qeveritë shqiptare ndër vite.
Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë

Tre vendet vakante pritet të plotësohen në muajt e parë të 2023.
Gjykata e Lartë ka aktualisht 16 anëtarë nga 19 që parashikohet të ketë. Zëvendësimi i anëtarëve nga KLGJ ka marrë disa vite, ndërsa procedura e ndjekur është kritikuar sidomos sa i përket zgjedhjes së anëtarëve nga jashtë sistemit të cilët nuk i janë nënshtruar një procesi rivlerësimi publik si kolegët e tyre që ishin në pozicione të gjyqtarëve.
Defender 2023

Vitin e kaluar, stërvitja më e madhe ushtarake ballkanike në tre dekadat e fundit, Defender Europe, e përmbylli misionin në Shqipëri, por menjëherë, puna ka nisur që vendi të mirëpresë sërish një stërvitje tjetër, nën emrin Defender 2023.
Stërvitje të tilla, tregojnë rëndësinë strategjike të Shqipërisë. Po ashtu, edhe angazhimin e madh të vendit në NATO. /Politiko/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38