Flash News

KRYESORE

Pas Italisë, edhe Gjermania propozon "kamp refugjatësh" në Shqipëri

Pas Italisë, edhe Gjermania propozon "kamp refugjatësh"

Marrëveshja e fundit me Italinë, e kthen Shqipërinë në një vendstrehim për refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme. Qendrat që do të presin emigrantët e paligjshëm të cilët janë si destinacion Italinë, do të ndërtohen në Shëngjin dhe Gjader.

Mirëpo, duket se kjo marrëveshje i hapi rrugë disa propozimeve të tjera që në thelb kanë ngritjen e qendrave pritëse për emigrantët e paligjshëm që zgjedhin të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Deutsche Welle shkruan se edhe Gjermani ka diskutime për marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë.

Eksperti i migracionit Zëvendëskryetari i Bundestagut Gjerman, nga Partia FDP,  Wolfgang Kubicki, tha për DË, se grupi parlamentar i partisë së tij propozon një marrëveshje të ngjashme në një raport të fundit për migracionin, pa përmendur në mënyrë eksplicite Shqipërinë.

Edhe eksperti i migracionit Ruud Koopmans, u shpreh para ca javësh në gazetën Bild që të ketë marrëveshje me të ashtuquajtura vende të treta të sigurta, ku të kthehen edhe persona që nuk vijnë prej këtyre vendeve.

Pra, zyrtarisht, Shqipëria e cila po vuan plagën e largimit të të rinjve nga vendi i vetë drejt BE-së do të kthehet në një qendër për strehimin e emigrantëve që në mënyrë të paligjshme, i drejtohen unionit.

Të fundit