Flash News

KRYESORE

PD e ndarë në dy pjesë, Basha kuvend te Pallati i Koncerteve, Berisha referendum në rrethe

PD e ndarë në dy pjesë, Basha kuvend te Pallati i

Ky 18 dhjetor i gjen demokratët të ndarë. Një pjesë e tyre do të jenë në Pallatin e Koncerteve në Kuvendin e thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në degët e rretheve për të marrë pjesë në referendumin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Kuvendi Kombëtar pritet të nisë rreth orës 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Kuvendi pritet të zgjasë rreth 5 orë dhe pritet të merren disa vendime, ndër to edhe për fatin e Berishës, ndërsa nesër pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar, ku do vendoset lidhur me organizimin e forumeve të PD dhe përfaqësimin në parlament të saj.

Nga ana tjetër, Berisha kërkon me referendum votat e 75 mijë demokratëve për shkarkimin e Bashës në të gjithë vendin. Votimi i referendumit do zgjasë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 17:00, kurse vendvotimet do jenë të ndryshme. Në disa qytete demokratët do shkojnë në selitë e degëve për të votuar, ndërsa në disa qytete të tjera janë zgjedhur godina publike dhe private.

Është ngritur një komision që do të merret me organizimin e këtij referendumi i përbërë nga Albana Vokshi, Keltis Kruja, Edith Harxhi, Eno Bozdo dhe Ervin Minarolli.

Me një konflikt që vijon prej më shumë se 3 muaj, 2 logo, 2 vula dhe 2 organe drejtuese, demokratët duken më të përçarë se kurrë dhe gjasat më të mëdha janë që përplasja të përfundojë në Gjykatë.

Rendi i ditës në Kuvendin e Bashës

Pika e parë e rendit të ditës lidhet me situatën politike si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD-së.

Pika e dytë me aksionin politik të PD-së dhe pika e tretë me miratimin e programit për ta përgatitur strukturën e partisë në zgjedhje.

Basha e konsideron 18 dhjetorin si Kuvendin e vetëm të PD-së dhe si mundësinë për bashkim dhe zgjidhje të krizës.

1- Vendimmarrje mbi situatën politike me si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës , i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.

3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme , sipas Objektit “ partia Demokratike , partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

Të fundit