Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Evis Nasto
“Po të quaj Eva, je dakord?” Kështu nisi biseda me 39- vjeçaren me origjinë nga verilindja, e vendosur në Tiranë prej 20 vitesh. As emrin e saj nuk mund të thoshte, por as nuk mund ta pyesja veçse ta thërrisja me emrat e pagëzuar që në gjenezë, atëherë kur Perëndia përcaktoi se një nga dy qeniet e para njerëzore që do popullonin botën do të ishte EVA, sa e brishtë aq edhe luftarake, sa vulnerabël aq edhe kurajoze për të lënë vuatjet pas krahëve dhe për të rifilluar nga e para.
Evën e njoha në jetën e saj të dytë. Dy qepje në anën e djathtë të fytyrës tregonin sesi jeta e kishte trajtuar. Ajo ishte njohur dhe dashuruar që në vogëli me atë që e imagjinonte se do të ishte bashkëudhëtari i kësaj jete. “Asokohe ishin pasionet që ta çonin peshë zemrën dhe të bënin të ishe e shkujdesur kundrejt tipareve të karakterit” – tregon ajo me një nënqeshje të lehtë që i thekson dhe më shumë vragën që ka në faqen e djathtë. “Me tim shoq kishim një diferencë prej 5 vitesh. Në fillim ishim fqinj në qytetin tim të lindjes. Më pas u dashuruam edhe pse lirinë për ta jetuar dashurinë tonë e patëm mirëfilli kur erdhëm në Tiranë. Gjithçka rrodhi shumë natyrshëm. Erdhi fejesa. Unë mbeta shtatzanë me fëmijën e parë e më pas u martuam. Sakaq kisha përfunduar edhe studimet për mësuesi”
Megjithatë në jetën e Evës kishte pasur një pikë kthese e cila e kishte nxjerrë atë nga rutina e sheshtë dhe në dukje harmonike e rrugëtimit të saj në çift. “Pas lindjes së vajzës, fëmija i dytë që na bekoi Zoti ishte djalë dhe ai më kërkoi të qëndroja në shtëpi. Djali i sapolindur ishte shumë shëndetlig dhe nevojitej kujdes i shtuar. Duke qenë se mamaja ime ka ndërruar jetë para 7 vitesh, vjehrra ishte e sëmurë edhe mua mu duk e arsyeshme. Prej këtij momenti e në vijim, nisi tortura ime” –ndal ajo rrëfimin pas një frymëmarrje të gjatë. Ende sot e kësaj dite, Eva nuk di të thotë mirëfilli arsyet e këtij ndryshimi të beftë, por faktet mbeten ato që peshojnë më shumë.
“Në fillim kthehej nga puna nervoz dhe përplaste gjërat nëpër shtëpi duke shfryrë. Unë mblidhesha me fëmijët në dhomën e gjumit. Të nesërmen vinte e më kërkonte ndjesë sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe më puthte e përqafonte. Pas disa ditësh shfaqej edhe më i nervozuar dhe i pirë, fillonte ofendimet, më kujtonte herë pas here se po më mbante me ushqim e rroba, ndërsa unë rrija në shtëpia si parazit. E nesërmja ishte dita e faljes” – tregon ajo. Sjelljet e dhunshme të bashkëshortit të saj nisën të shoqëroheshin edhe me shpërthime xhelozie kur gruaja tentoi të rifillonte punë pasi fëmijët ishin më të rritur. Diçka e pakonceptueshme për ish bashkëshortin që ishte mësuar ta kishte gruan në shtëpi. Eva duroi për afro 13 vjet derisa vendosi të thoshte “Mjaft”. Ajo e kuptoi se po bashkëjetonte me rrezikun kur në një shpërthim tejet të dhunshëm ai e goditi me gërshërë, duke e çarë në faqe.
“Gjithçka që ka ndodhur më duket e largët tashmë, ndonëse kanë kaluar pak vite por tani në pandemi mu rishfaq si një makth dhe mu rikthyen të njëjtat përjetime. Në kohën kur ishim të izoluar, vinte dhe i binte derës, më sillte pizza në shtëpi. Unë nuk ia hapa herën e parë, pastaj ai u rikthye edhe 2 herë të tjera. I binte derës me forcë dhe ulërinte duke më kërcënuar se nëse nuk do t’ia hapja, ai do ta shembte. Fati im që nuk e di se kush nga fqinjët kishte thirrur policinë dhe prej asaj dite nuk u duk më gjatë karantinës” – thotë Eva.
Ajo kishte një urdhër mbrojtje që e detyronte ish bashkëshortin të qëndronte larg perimetrit të zonës së saj të banimit, por as kjo nuk e pengoi që të trokiste 3 herë në shtëpinë e ish gruas së tij. Eva nuk kishte bërë denoncim për dy herët e mëparshme, por kishte kërkuar ndihmë në numrat e telefonit të vëna në dispozicion për gratë e dhunuara. Aktivistja për të drejtat e gruas, Sevim Arbana tregon:
“Gjatë periudhës së karantinës u vu re një numër i shtuar i grave që kërkuan ndihmë pranë linjave këshillimore, por kjo nuk u reflektua te rritja e denoncimeve në polici.” Kjo rritje por e pafinalizuar me denoncime sikurse parashikon mekanizmi i referemit të dhunës, sipas znj.Arbana lidhet me 3 arsye: bashkëjetesa e detyruar me ish bashkëshortin abuzues, kufizimi i lëvizjes për shkak të pandemisë dhe përkeqësimi i çrregullimeve psikologjike para-ekzistuese të partnerëve.
Koha e gjatë e kaluar në shtëpi, sikurse shpjegon psikologia Anisa Zaçe solli gjatë karantinës një akumulim të shtuar të stresit, ankthit dhe pasigurisë. “Nëse shtojmë këtu edhe hapsirat e ngushta që një familje mestare shqiptare ka në dispozicion, kjo sigurisht që ndikon në krijimin e ndjesisë së ngjashme me atë të humbjes së lirisë që shkarkohet në formë dhune” – vëren psikologia. Për këto arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkoi Policisë së Shtetit të kishte një vëmendje të shtuar kundrejt rasteve të dhunës. Menaxherja e Projekteve pranë UNWomen, Alba Agolli tregon se ka qenë në dijeni të rasteve konkrete që kanë pasur ndërhyrjen e policisë në përputhje me komunikimin zyrtar mes Ministrisë së Shendetësisë dhe asaj të Brendshme, referuar një shkrese që mban datën 9 prill 2020:
“Policia e Shtetit duke qenë në dijeni se cilat gra janë me urdhër mbrojtje në çdo zonë banimi ose cilat familje kanë bërë denoncime të ngjashme më përpara, rriti frekuencën e patrullimi të saj pranë zonave të banimit të këtyre grave apo familjeve të evidenuara si në risk për të patur incidente dhune. Po ashtu edhe Gjykatat, megjithëse u mbyllën gjatë karantinës, nuk e pezulluan aktivitetin e tyre për disa çështje administrative, familjare dhe penale, ato ofruan opsionin e seancave online vetëm për rastet emergjente sikurse urdhrat e mbrojtjes së grave të dhunuara. Fakt është që gjykatat, referuar burimeve zyrtare, kanë vazhduar të lëshojnë urdhra mbrojtje edhe gjatë periudhës së izolimit” – pohon znj.Agolli.
Pandemia nuk riktheu tek gratë e dhunuara vetëm frikën nga dhunuesi por edhe pasigurinë ekonomike. Aktivistja Sevim Arbana evidenton konkluzionet e një monitorimi të kryer nga shoqata që ajo drejton “Në dobi të gruas shqiptare” se gjatë periudhës Qershor-Shtator 2020 “gratë nuk patën akses të plotë në menaxhimin e situatave të krijuara, duke mbetur të gozhduara dhe në vështirësi të mëdha të lidhura me nevojat e thella ekonomike dhe shëndetësore.”
Për këtë arsye fokusi i asaj çka duhet të ndryshojë në të ardhmen qëndron tek riintegrimi i grave që i kanë mbijetuar dhunës në familje. Menaxherja e projektit pranë UNWomen Alba Agolli tregon se nevojitet të punohet edhe më shumë me gratë që të njohin të drejtat ligjore dhe përfitimet që burojnë prej tyre si dhe tërësinë e veprimeve që mund të ndërmerren në nivel vendor për përmirësimin e situatës së grupeve në nevojë.
“Bashkë me disa bashki të mëdha të vendit, të cilat ofrojnë tashmë një sërë shërbimesh për grate, duke përfshirë dhe ato që janë viktima të mbijetuara të dhunës sikurse, strehimi emergjent ose afatgjatë, bonusi i qerasë, kopshtin falas për fëmijët, kurse për formimin profesional dhe aktivitete për nxitjen e punësimit etj., synojmë të krijojmë një paketë të unifikuar, për të cilën gratë duhet të jenë të informuara dhe të ndërgjegjësuara se si dhe se ku duhet të aplikojnë” – thekson znj.Agolli.
Megjithatë pikëpyetjet për çka shtrohet përpara Evës dhe “Evave” të tjera janë të mëdha. Një mbyllje e dytë për një nënë që i përgjigjet e vetme fëmijëve të saj tingëllon po aq rëndë sa edhe rikthimi i mankthit të përndjekjes nga dhunuesi.
“Gjatë karantinës, paga u përgjysmua edhe pse mësimdhënia në një nga shkollat jopublike të qytetit vijoi online si për gjithë shkollat e tjera. Jam matur disa herë të shkoja tek furra e bukës poshtë pallatit dhe t’i kërkoja nëse kishte nevojë për ndihmë për 2-3 orë, që të më paguante sa të plotësoja diçka nga rroga ime. Më duhet të luftoj që fëmijëve të mi mos t’u mungojë gjë” – tregon Eva, e cila mes gjithë pasigurive të kësaj bote, të përfshirë nga pandemia, te fëmijët gjen shkëndijën e të rifilluarit të ditës çdo mëngjes nga e para.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38