Flash News

KRYESORE

Për Ramën, gjykatat paskan harruar kufijtë e të paprekshmëve

Për Ramën, gjykatat paskan harruar kufijtë e të

Nga podcasti i tij “Flasim”, Rama mbajti një deklaratë të stërgjatë për pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO, vendim të cilin ai e çoi në Gjykatën Kushtetuese.

Rama e cilësoi një rast të paprecedentë, i cili sipas tij, nuk gjendet në asnjë praktikë europiane.

Kryeministri citon më tej Komisionin e Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, duke deklaruar se gjykatat nuk kanë kompetencë të pezullojnë ministra, pasi një veprim i tillë.

“Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë. Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë: Së pari, cënojnë balancën e pushteteve.

Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut:

Gjyqësori NUK duhet të pezullojë ministra.

Në standardet europiane—ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria—kjo është: joproporcionale në thelb, antidemokratike në frymë, antikushtetuese në përmbajtje, nënshtrim i ekzekutivit, kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik, kundër ndarjes së pushteteve, kundër standardeve të Venecias, kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut

E pra, përfundimisht:

Pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel - por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut.

Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra: me dorëheqje, nga Kryeministri, apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit.

Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë”, deklaroi Rama.

Të fundit