Flash News

KRYESORE

Përfundon numërimi i votave në Rrogozhinë, ja kush fitoi

Përfundon numërimi i votave në Rrogozhinë, ja kush fitoi

Ka përfunduar procesi i numërimit të votova në Rrogozhinë. Kreu i ri i bashkisë do të jetë socialisti Edison Memolla.

Ky i fundit ishte në garë me kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha.

Rezultati:

Edison Memolla PS 6658 vota

Shkelqim Hoxha BF 4906 vota

Votimi i një dite më parë, u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit.  Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit pas një sërë shkeljesh.

Kujtojmë se procesi zgjedhor që u shoqërua edhe me disa probleme, si në rastin e fotografimit të votës nga një grua.

 

Të fundit