Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Kryeministri Rama vijon akuzat ndaj opozitës jashtë parlamentare se po përdor COVID-19 për sulme politike.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një video që paraqet situatën e pandemisë në vendet e botës, ndërsa ngreh pyetjen: "Pse opozitat në vendet e botës nuk janë të tërbuara si opozita e LuliMoniSalikes?"

E lidhur: Në kundërpërgjigje, Basha tha se “ekonomia është në krizë”dhe “shëndetësia në kolaps”. Sipas kryedemokratit, “Shqipëria ka nevojë për shpresë të re dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët" dhe këtë gjë mund ta bëj vetëm PD.

■ 597 raste të reja dhe 11 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 393 pacientë po trajtohen në 3 spitalet COVID, ndërkaq 122 persona kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin. Numrin më të lartë të rasteve ditore e mban Tirana me 171.

■ Tha se u ndalua me udhër të Ramës, Policia njoftim zyrtar për shoqërimin e Kastriot Islamit: Shau dhe kërcënoi efektivët me 'do ta shohim pas 25 prillit'.

■ Hetimi ndaj Bushatit për fshehje të pasurisë, reagon PD: I ngjan me Ramës dhe Veliajt; SPAK të mos zvarrisë hetimet! 

■ Përfundon me rezultatin 3 me 1 ndeshja Shqipëri-Kazakistan; Reja ka ankesa: S’jam plotësisht i kënaqur, nuk e di ç'ndodh në këtë stadium. Braçe: Ishte e vetmja punë e FSHF në stadium! Shpresoj mos ta heqin se tha të vërtetën.

Kreu iPartisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se me kryeministrin Rama, Shqipëria është në fund të çdo fushe, përfshirë dhe ndihmën direkte për ekonominë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo situatë nuk do të zgjasë për shumë kohë pasi kur PD te vijë në pushtet do të ndihmojë financiarisht çdo familje

Partia Demokratike ka njoftuar se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se kryetari i PS për fushatën, Ervin Bushati është nën hetim për mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.PD kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati.

 ■ Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, është ndrë nga jeta mëngjesin e sotëm, pasi humbi luftën me COVID-19. Hysenlliu ndodhej i shtruar në spital për më shumë se 10 ditë dhe gjendja e tij u rëndua nga rënia e oksigjenit në gjak.

■ Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar së fundmi se situata pandemike në vend është kritike dhe delikate. Nëpërmjet një konference për shtyp, Manastirliu theksoi se tashmë ka nisur zbatimi i strategjisë vjeshtë-dimër, ndërsa publikoi edhe shifrat e rritjes së infektimeve, që krahasuar me një muaj më parë rastet pozitive janë dyfishuar. 

 

Të fundit