Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■  Greqia vendos për herë të parë trupa ushtarake në ishujt afër ujërave territoriale shqiptare.

■ Vaksina 90% efektive, kreu i strategjisë së firmës gjermane bioteknike BioNTech, Ryan Richardson tha se çmimi i vaksinës do jetë i ndryshëm në varësi të vendeve në botë. Pfizer kishte rënë dakord me qeverinë amerikane për furnizimin e 100 milionë dozave të vaksinës së saj të mundshme me një çmim prej 39 $ për një imunizim me dy doza, ose 19.5 $ për dozë.

■  Një studim i Universitetit të Oksfordit thotë se brenda tre muajve, 20% e të infektuarve me koronavirus kishin probleme mendore. Çrregullimet më të zakonshme ishin ankthi, depresioni dhe pagjumësia, megjithatë, studiuesit gjetën flasin edhe për shkallën e fundit të probleme psikologjike.

■  563 të infektuar dhe tetë viktima, mes tyre edhe një e re pa sëmundje të tjera në 24 orët e fundit; Tirana mbetet kryeqendra e infektimit, cili është qarku më pak i prekur nga Covid-19.

■  Integrimi, ambasadorja e re franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq: Nuk ka hapa pas, por ka kushte për të plotësuar.

■  Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu flet për herë të parë për skualifikimin nga listat e PD: Do merren vesh të gjitha, nuk është koha për qejfmbetje 

■  Vullnetarët e testit të vaksinës 'Pfizer' anti-COVID-19 treguan për efektet e saj anësore, duke i krahësuar me një goditje të gripit, me mpirje të rëndë në formë të dhimbjes së kokës. Mbi 43,500 njerëz në gjashtë vende morën pjesë në provën e fazës së tretë të drejtuar nga kompanitë.

■  Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha në konferencën për medie një ditë para miqësores Shqipëri-Kosovë shprehu dëshirën që Kosova dhe Shqipëria të kenë një ekip të përbashkët. Ky i fundit, sipas Berishës, do të ishte shumë i mirë, ndërsa shtoi se do e kishte respektin dhe frikën e gjithë Evropës.

■ Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërpresë funksionimin e Gjykatës Speciale të Hagës në një kohë afatshkurtuër në rast se aty nuk ndodhet asnjë shenjë e një institucioni kosovar.

■  Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Ai tha për mediet kosovare se gjendja është e rëndë dhe spitalet janë në limitet e kapaciteteve.

■ Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë zbulon se pagesat nga xhepi për shëndetin janë një burim kryesor i vështirësive financiare për njerëzit në Shqipëri. Rreth 8% e familjeve janë futur në varfëri ose varfërohen më tej pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore dhe 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike shëndetësore, thotw studimi i publikuar së fundmi. 

■  Kryetari PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me rapotin e OBSH-së, ku thuhej se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thekson se kryeministri Rama gënjeu për shëndetësinë falas, teksa një gjë të tillë e pohon edhe raporti i OBSH.

 
 

Të fundit