Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

 

■ “Korrupsioni, mal problemesh në Shqipëri”, Yuri Kim: Filloni me vlerësime të rregullta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, atëherë do keni besimin e njerëzve. Nè përgjigje, për kryeministrin Rama lufta e Shqipërisë është të krijoi një sistem imun ndaj korrupsionit. Rama theksoi se "Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por gjyqtarët e prokurorët", dhe se "Vetting pastron sistemin, por nuk ndëshkon ata që pastron, pasi kjo është punë e sistemit."

■ Gjatë fjalimit të tij në konferencën e nivelit të lartë antikorrupsion, ku mori pjesë kryeministri Rama dhe ambasadorja Yuri Kim, Soreca theksoi se dënimet e formës së prerë për zyrtarët e lartë kanë qenë të papërfillshme. Ndërkohë, ai shtoi se shpreson tek institucionet e reja të drejtësisë, përkatësisht SPAK, Gjykatat e Posaçme dhe BKH.

■ "Në 2021 ulet çmimi i karburantit, heqje e akcizës së naftës dhe taksës së qarkullimit", Rama tregon planin për bujqësinë: Përfitues çdo fermer që punon tokën; Kush tërheq naftën dhe nuk kryen punimet, përjashtohet nga skema

Kryeministri Rama iu është përgjigjur lumit të akuzave se tjetër gjë thoshte disa muaj më parë, dhe tjetër kërkon sot përsa i përket përdorimit të maskës. Duke shpresuar që masat e reja për maskë të detyrueshme të merren seriozisht, Rama tha se “kjo nuk është fusha e tij e ekspertizës dhe se ai deklaron çfarë i thonë ekspertët.” I pyetur për një rifinancim nga qeveria të shtresave në nevojë, Rama tha se shteti nuk është shpellë që të prodhon para dhe se maska mund të bëhet vetë. "Si unë që e kam bërë vetë dhe i kam vënë trëndafilin socialist, Meta mund ti vendosë Vojo Kushin", tha Rama.

E lidhur: Në një reagim pas ironive të Ramës, Meta e quajti atë "Esati i Rilindjes", duke e sfiduar në një përballje

Partia Demokratike rendit raportet e DASH, TIA-së, FMN-së dhe KLSH-së, akuza Ramës: Korrupsioni galopant shkatërroi ekonominë dhe të ardhmen e shqiptarëve

■ Naftëtarët e Ballshit kanë vijuar në ditën e 16 të protestave të tyre, teksa në mbështetje të tyre ka qenë edhe Sindikata e Fermerëve. Protesta e sotme pati tensione dhe përplasje mes forcave policore dhe naftërarëve, teksa këta të fundit tentuan të hyjnë në Uzinë për të marrë librezat e punës.

■ Gazetarja e njohur Erisa Zykaj nga Brukseli deklaron se në dhjetor nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë, siç pritet. Gazetarja thotë se shkak janë dy ‘d-të’ siç i cilëson ajo që e ngëlin Shqipërinë në klasë.   

■ Ndryshe nga Rama, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu tregon se do të përjashtohet maska vetëm për personat me familjarë në makinë, fëmijët nën 11 vjeç dhe të sëmurët pulmonare.

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, tha nga Korca se qeveria britanike është e zhgënjyer që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çfarë ishte dakordësuar në 5 qershor, dhe gjithashtu bëri thirrje për formimin sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese.

 

 

 

Të fundit