Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

■ Do iki te shoqja t'i uroj Vitin e Ri", zhduken prej 1 janarit dy 16-vjeçaret në Tiranë,

■ Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, bën me dije se mësimi online në këtë fakultet do të fillojë më 5 janar.

■ Gjykata e Tiranës ka dhënë masën "arrest me burg" për Klajdi Shundin, i cili qëlloi për vdekje kunatin e tij në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

■  Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Laçit në autostradën Fushë Krujë-Milot, ku një automjet është përfshirë nga flakët. Dyshohet per persona të bllokuar në automjet.

■  Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 447 raste të reja infektimesh nga 2309 testime dhe janë shënuar 3 viktima me Covid-19. Po ashtu raportohet për 295 të shëruar.

■  Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak  kete javë moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.

Të fundit