Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

■ Përkeqësohet situata e Covid-19 në Shqipëri/ 525 të infektuar dhe 12 humbje jete, mes tyre edhe një ri nga Durrësi.

■ Mbyllet Shqipëria/ Komiteti teknik i ekspertëve njofton masat e reja: Nga e mërkura ndalohet lëvizja nga ora 22:00 - 06:00.
■ "Jo karantinim total!" Mjeku Andi Koraqi: Transmetimi më i lartë në bare dhe lokale. Duhen marrë masa që sistemi të mos kalojë në kolaps.

■ Situata me pandeminë, Basha vijon akuzat ndaj Ramës: Spitalet në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca, qeveria pa asnjë plan. Kundërpërgjigjet Rama: Ti synon panikun, sjellje kalamai të llastuar.

■ Pas 'Gjendjes Civile', Meta kthen në Kuvend ligjin për Metrologjinë: Ka nivel të lartë antikushtetutshmërie, SPAK të nis hetimet.

■ Jakup Krasniqit i komunikohen 10 akuzat në tribunalin e Hagës: Jam kosovar! E flas dhe e kuptoj mirë gjuhën shqipe.

Të lidhura: "S’jam katolik, as mysliman, por jam shqiptar", Krasniqi para Hagës: E gjitha maskaradë e thurur nga Beogradi! Ndaj meje dhe popullit tim është bërë një padrejtësi. "Jam intelektual, jo kriminel", Krasniqi në Hagë: Jam arsimuar që të jem mësues, u detyrova të luftoj për Kosovën!

* Seanca në Gjykatën Speciale, Thaçi hedh poshtë akuzat: Deklarohem plotësisht i pafajshëm për të gjitha pikat.

Samiti online i Mini-Shengenit, Vuçiç: E rëndësishme që nuk mbyllëm kufijtë me njëri-tjetrin. 

■ BBC hedh si hipotezë se sfida mes Anglisë dhe Islandës mund të zhvillohet në Shqipëri. E gjitha kjo për shkak se qeveria e Britanisë së Madhe ka marrë së fundmi një vendim për të ndaluar fluturimet nga Danimarka drejt Anglisë, si pasojë e koronavirusit.

■ 26 ditë të ngujuara, gratë naftëtare i japin fund grevës së urisë; takim me Ramën: Momenti për një fitore të re! Përfundon takimi me naftëtarët, Rama: U ofrova një marrëveshje, pagat e prapambetura nuk i zgjidh qeveria.

E lidhur: Takimi i Ramës me naftëtarët, reagon PD: U tall me ta, i lodhi që të pranojnë çdolloj zgjidhjeje.

■ Në cilin qark do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit? Sali Berisha: E kam marrë vendimin, por nuk është momenti ta them.

 

 

Të fundit