Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

 

■ Këshilli i Europës iu ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të parandalohet dhuna policore ndaj qytetarëve dhe të mos sulmohen gazetarët, pasi kjo përbën një shkelje serioze të lirisë së shtypit dhe të drejtës për t’u informuar.

■ Instituti Shqiptar për Demokraci e Ndërmjetësim dhe Instituti Demokratik Amerikan publikuan një sondazh mbi angazhimin politik në Shqipëri. Rezultoi se shqiptarët shprehen të zhgënjyer ndaj qeverisë dhe politikës.

■ 12 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, mes tyre një 29-vjeçar; rënie e lehtë e infeksioneve në 24 orët e fundit.

■ “Marrëveshja për ‘Mini-Shengen’, gabim i madh”, Vjosa Osmani në Tiranë: Kam ende të njëjtin qëndrim, Rama bindi Hotin të nënshkruaj në SHBA.

E lidhur: Analiza e European Western Balkans: Mini-Shengen u përdor vetëm si marifet politik, nuk arriti të ringjallë shkëndijën për bashkëpunim.

■ Prokuroria ndryshon akuzën për Nevaldo Hajdaraj: Klodian Rasha u vra me dashje! Sa vite burg rrezikon efektivi.

■ Detaje të reja nga vrasja e nipit të Preng Gjinit: Kishte ardhur për festa tek e ëma në Mirditë, u qëllua sapo zbriti nga makina.

■ "Minorenët e protestës po përndiqen nëpër shkolla", Lëvizja për Universitetin lyen me bojë ministrinë e Arsimit: Evis Kushi meriton dorëheqjen!

■ U gjetën të copëtuar në valixhe, detaje të reja nga zhdukja e çiftit shqiptar në Itali, Ekspertiza: Gruaja u dhunua barbarisht para se të vdiste, mungojnë disa gjymtyrë. Telefonata e fundit e 52-vjeçares me motrën dhe të bijën.

■ Raporti i 'Transparency International' për Shqipërinë, Tabaku: Qeveria shqiptare, zëdhënëse e krimit! Këtu ligjet bëhen sipas dëshirës.

■ "Mjaft më me vrasje", Dom Gjergj Meta 'shuplakë' autoriteteve: Sistemi drejtësisë shqiptare, larg të qenurit një vend normal europian.

■ Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritar. Përmes një postimi në Facebook, lideri i opozitës thotë se ndërsa shqiptarët po përballen me krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, kryeministri Edi Rama emëron ministra miq dhe të afërm të tij.

■ Prokuoria e Posaçme AntiKorrupsion ka kërkuar që të konfiskohen 3.4 milionë eurot e sektuestruara në Durrës nga operacioni “Toyota Yaris” si dhe pronat në Gjirin e Lalzit të vëllezërve Alfred dhe Elvis Vladi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 qershorit 2018 në portin e Durrësit.

■ Qeveria me anë të një VKM ka vendosur rritjen e pagës minimale për punonjësit në të gjithë Shqipërinë. Nga 1 janari 2021 paga minimale do të jetë 30 000 lekë, nga 26000 lekë që është tani. Rritja e pagës maksimale pritet që të shtojë automatikisht pagesën për sigurimet shoqërore, e cila ndahet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

■ Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka gjobitur me 200 000 lekë klubin e Vllaznisë, pasi shkeli masat anti-Covid me praninë e tifozëve gjatë ndeshjes që zhvilloi me Partizanin më 13 dhjetor.

 
 

Të fundit