Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

■ Hyn në fuqi Akti Normativ për detyrimin e maskës jashtë ambienteve të shtëpisë: Kush thyen rregullin, gjobë nga 3 në 5 mijë lekë.

 

■ U përjashtua nga listat e PD-së, ish-deputeti del kundër Bashës: Koha për kalë të ri beteje! Me humbësin e 4 palë zgjedhjeve nuk vlen të eksperimentohet.

 

Kryeministri Rama i shoqëruar nga Taulant Balla, ka mbajtur një konferencë për shtyp për të prezantuar platformën online “Deputeti që duam”. I pyetur se nëse do të votojnë emigrantët në 25 prill, dhe a do t’iu lërë PS një kuotë për t’u përfaqësuar, Rama tha që ai dhe forca e tij politike ishin shumë të interesuar në këtë drejtim dhe janë të hapur për këdo person me vizion që do të bashkohet në radhët e socialistëve.

 

■ Kryeministri Edi Rama ka publikuar një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me konçensionin landfillin e Sharrës, në kohën që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë. Reagon Basha në emision: Shifra që ke dhënë është memo.

 

■ Ish-deputeti Arben Ristani u shpreh se në fushatë si kandidat, ish deputetja Grida Duma ka mbledhur vota kundër tij, edhe pse kanë rënë dakord për të mos bërë fushatë kundër njëri-tjetrit. Deklarata e Ristanit erdhi në emisionin “PolitikOn” nga Alfred Lela.

 

■ Për herë të parë, Panairi i Librit do të zhvillohet online këtë vit. Shoqata Botuesve Shqiptarë sqaron se në datat e planifikuara, 12-15 nëntor, ky aktivitet do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

 

■ Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp dje iu drejtua me tone të ashpra SPAK-ut me qëllim që të hetojë dosjet e dërguara për të justifikuar ekzistencën e tij si institucion.

  

Të fundit