Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

■ Shqipëria shënon tjetër rekord viktimash nga covid-19, 19 humbje jete dhe 744 raste të reja në 24 orë.

E lidhur: Shifrat rekord të infektimeve ezaurojnë kapacitetet e tre spitaleve Covid. A ka shtretër të lirë? (E shpjeguar)

* Rekordi i viktimave dhe infektimeve s'ndal ‘Shëndetësinë’ të rikthejë punimet në Kuvend, Politiko zbardh vendimin: Urdhri s'e cenon aktivitetin e seancës.

■ Konfirmon Kryemadhi: Kam kaluar Covid-19 pa asnjë shqetësim, e mësova kur u operova në Itali, por ç'ndodhi me Metën.

■ PD-LSI i ankohen Venecias: Mazhoranca kërkon të vjedhë dhe deformojë zgjedhjet

■ Raporti i EuroBarometrit tregon se 71% e shqiptarëve e konsiderojnë gjendjen ekonomike në vend si shumë të keqe. Qytetarët kanë renditur si tre problemet kryesore, situatën ekonomike, shëndetësinë dhe papunësinë. 31% e të pyeturve nuk kanë besim te institucionet.

■ Vaksinimi kundër COVID-19 mund të kthehet në kusht për të udhëtuar jashtë kufijve. Pasagjerëve mund t'u kërkohet të vaksinohen për COVID-19 përpara se të fluturojnë drejt një destinacioni ndërkombëtare, në momentin që vaksina të bëhet e disponueshme për të gjithë.

■ "10 mijë euro udhëtim me helikopter për fushatë", PD thirrje Xhaçkës: Kërko ndjesë dhe jep dorëheqjen 

■ "Mbyllen apo jo shkollat, përgjegjësi e autoriteteve", Rama: Institucionet arsimore nuk janë vatër e nxehtë! Referuar akuzave të Partisë Demokratike se mësuesit fshehin infektimin me COVID, pasi kanë frikë se pushohen nga puna, Rama tha se kjo është një marrëzi e madhe.

■ Meta kthen në Kuvend ligjin për Policinë: Krijon shteg për gjurmimin dhe survejimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë në funksion të zgjedhjeve.

I ■ akuzuar për krime lufte, Specialja vendos: Salih Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj në paraburgim. Gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-drejtuesve të UÇK-së të mos nisë më vonë se shtatori i 2021.

 

 

 

Të fundit