Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Emërohet zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë, eksperti i ekonomisë, Besart Kadia. Kujtojmë se Kadia, ka qenë më herët sekretar për sipërmarrjen e lirë në PD, si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar. Duket se Kadia zë vendin e Belinda Ikonomit, e cila u lirua nga detyra në 21 tetor. Reagon PD: U shkarkua si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare.

E lidhur: “Rama i jep fund tranzicionit vetëm me largimin e tij nga skena politike”, ç’thoshte Besart Kadia për qeverinë e PS që dje iu bashkua si zv.ministër

■ Nga Visar Zhiti, Majlinda Bregu e Besart Kadia, kush janë ish-zyrtarët e PD-LSI që u joshën me poste nga Edi Rama.

■ PD 'ndez motorët', ish-këshilltari i Berishës, Adri Nurellari caktohet shefi i fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

■ Dje nisi ora policore. Shqipëria u mbyll nga ora 22.00 deri në 06.00 të mëngjesit. Në rrugë vetëm policia.

■ Sot nis Panairi i 23 i Librit, për herë të parë zhvillohet online; zbardhet programi deri në 15 nëntor. 

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shkak të situatës së krijuar pas vetëhedhjes së pacientit të 4 të infektuar nga një spital COVIDRama ka sulmuar opozitën, duke thënë se janë bërë zëdhënës të panikut. Ndërkaq referuar akuzave se qeveria nuk ka një plan për pandeminë, kryeministri iu përgjigj se strategjia i ka shkuar "babaxhikes" në Presidencë dhe se pjesë e saj është edhe sigurimi i vaksinës.

E lidhur: Paketë e tretë ekonomike, Rama: Sigurojmë barnat esenciale për të sëmurët dhe në ndihmë të konsiderueshme familjeve në nevojë. Referuar vaksinës anti-COVID, kryeministri tha se do të sigurohet falas për qytetarët, ndërkaq një mesazh ka patur edhe për opozitën dhe qytetarët.

Presidenti Meta dekreton marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-COVID, apel qeverisë

 ■ "Vetëm 30 gjilpëra, 1 mln e 800 mijë lekë", Basha takim me të 'mbijetuarit' e COVID-it: S’do ishim në këtë situatë nëse do pranoheshin propozimet e PD

■ Rrëzohet ankimimi i Arjana Fullanit, KPA merr vendimin: Bashkëshortja e ish- guvernatorit përjashtohet 15 vite nga 'Drejtësia'.

■ Prefektja e qarkut të Tiranës Suzana Jahollari është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm. Mësohet se postin e saj do e marrë Toni Gogu, aktualisht kryetar i Këshillit Bashkiakt të Tiranës.

■ Përmes një video-mesazhi kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga akuzat për shpifje dhe mashtrime në adresë të tij dhe të fokusohet tek pandemia. Sipas tij, Rama sulmon opozitën për të larguar vëmendjen nga dështimet e skandalet e qeverisë së tij.

■ Shqipëria fitoi ndaj Kosovës me rezultatin 2-1 në vëllazëroren e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Të bashkuar në një himn por në ndarë në dy përfaqësuese, Shqipëria dhe Kosova zbritën në fushë pa tifozë si pasojë e kushteve të imponuara nga COVID-19.

■ Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë punën për të gjitha çështjet gjyqësore, me përjashtim të atyre me karakter urgjent,për një periudhë dy javore. Sipas vendimit të marrë, periudha e pezullimit të çështjeve nis më 13 nëntor deri më 27 nëntor.

Qeveria greke ka vendosur të shtyjë deri në datën 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19. Në njoftim thuhet se personave që duhet të udhëtojnë drejt Greqisë do u kërkohet të kenë një rezultat negativ të testit molekular të kryer jo më shumë se 72 orë përpara, dhe pas kalimit në vendin fqinj ata do duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

Të fundit