Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Kryeministri Edi Rama i ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, u shpreh se negociata me vendin tonë nuk hapen pasi e kundërshton Holanda, jo për shkak të ndonjë përgjegjësie nga Shqipëria. Kryeministri tha se për çeljen e negociatave me BE-në Shqipërisë i janë vendosur 15 kushte dhe i vetmi i paplotësuar eshte Gjykata Kushtetuese funksionale, edhe kjo sipas tij e padrejtë.

■ Zbardhet draft-raporti i PE për Shqipërinë: Shqetësim serioz klima politike e polarizuar, jo progres lirisë së medias; 25 prilli thelbësor për konsolidimin demokratik.

■ SPAK kërkesë për sekuestrimin e pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llallës, reagon ambasadorja e SHBA, Yuri Kim: Po jep rezultat 

■ Gjonaj propozon 1 vit burg për memet, “armët” e Ramës për të ironizuar kundërshtarët politikë. Mohon Rama: Është keqinterpretuar, nuk bëhet fjalë për montazhet satirike. 

■ Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të disa deputetëve në Kuvend, duke shprehur indinjatën, ndërsa shton se këto deklarata janë të papranueshme dhe përbaltin padrejtësisht punonjësit e Policisë. Ajo ka bërë thirrje që ndalen "sulmet", pasi dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit.

■ Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur betejën me Covid-19, 13 persona. Numri i rasteve të reja ka shënuar rritje krahësuar me një ditë më parë. Nga 2.256 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 782 raste, raporton ministria e Shëndetësisë. Numrin më të lartë të infeksioneve ditore e ka Tirana.

■ Për herë të parë në histori, Shqipëria do të mirëpres një finale të madhe europiane. Federata Shqipëtare e Futbollit përmes një njoftimi, bëri me dije se “Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!  

■ "Shqipëria investon më pak për shëndetësinë", Basha: Boll më! Të rimbursohet ilaçet. Reagon Manastirliu: 15 milionë euro nga BERZH për përballimin e situatës së COVID

■ Shqipëria raporton misionin njëvjeçar të OSBE, Rama: Jemi në krizë! Lini pas krahëve qëndrimin e luftës së ftohtë

■ Ndalim grumbullimesh e tubimesh politike, Partia Republikane dërgon në ‘Kushtetuese’ vendimin e Komitetit të Ekspertëve: Pse jo i njëjti parim për Kuvendin e qeverinë?!

■ Zbardhet raporti i KE: Shqipëria të zbatojë ligjin për të parandaluar korrupsionin në ministri! Vettingu në Polici po largon të kualifikuarit 

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për 'Policinë e Shtetit',miratohet përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty

■ Deputetja Rudina Hajdari dhe ministrja Elisa Spiroali janë përplasur dje në Kuvend. Hajdari i ka kerkuar qeverisë një paketë të tretë ekonomike në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, por Spiropali i tha se kjo nuk mund të ndodhë, pasi nuk është bërë deti kos.

■ Byroja Kombëtare e Hetimit, bën me dije se të gjithë kandidatët për në BKH duhet që t’i nënshtrohen testit të poligrafit, ku do të plotësojnë “Deklaratën e pasurisë dhe interesat private për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”.

■ PD është shprehur se qeveria mashtroi qytetarët kur tha se spitali i Laçit do të ndërtohet dhe brenda një viti do të ishte në punë, pasi godina nuk ka gjasa të ndërtohet edhe për 2 vjet të tjera.

■ Autoritet greke kanë shtyrë sërish afatin e hapjes së pikës kufitare të Kapshticës deri më datë 14 dhjetor.

 

 

Të fundit