Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■  Nga hudhrat te kisha e Laçit, shkrimi i AFP për shqiptarët që ‘kërkojnë derman te mrekullitë’ për t’u mbrojtur nga pandemia.

■  Të stampuara me imazhin e ‘Dragon Ball’ dhe ‘Validè’, sekuestrohen 275 kg drogë në Rimini të Italisë, tre shqiptarë në pranga.

■  U prek nga Covid-19, ndërron jetë në Turqi presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu.

Vritet me armë zjarri në makinë polici 26-vjeçar i FNSH-së, Xhulio Prela ne Lezhë. Flet babai i viktimës: Nuk kemi hasmëri, dyshojmë për konflikte të punës. 

■  Në 24 orët e fundit në vendin tonë është regjistruar rekord ditor viktimash. Ministria e Shëndetësisë raporton për 19 jetë të humbura nga Covid-19. Edhe numri i infeksioneve ka shënuar rritje krahasuar me një ditë më parë. Nga 2308 testime kanë rezultuar pozitivë 846 raste të reja.

■ Drejtuesi i kompanisë amerikane ‘Pfizer’ është shprehur i pasigurt, nëse virusi mund të transmetohet pas vaksinimit. “Mendoj që është diçka që duhet ekzaminuar. Nuk jemi të sigurt për këtë”, ka thënë ai.

■  Një operacion antidrogë është zhvilluar dje nga policia greke, ku janë arrestuat dhe tre shqiptarë. Sipas medieve greke, bëhet e ditur se gjatë aksionit të policisë është sekuestruar e konsiderueshme lëndë ndarkotike

■  Superliga është rikthyer me takimet e para këtë të shtunë. Vllaznia e Shkodrës vijon të mbajë kryesimin e kampionatit falë fitores minimale 1-0 ndaj Bylisit. Në këtë mënyrë Vllaznia ka kaluar Partizanin, i cili doli në barazim në përballjen me Tiranën.

 
 
 

Të fundit