Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Pandemia/ Edhe Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë, njofton kufizimet e reja për fundjavën.

■ Media greke: Shqiptarët me COVID-19 duan të kurohen në Greqi, nuk u besojnë spitaleve lokale.

■ Pas Metës, bindet edhe Kryemadhi, kush ia ‘mblodhi’ presidentit dhe të shoqes të shfaqen me maskë anti-covid.

■ Ku do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit? Monika Kryemadhi: Fieri, një nga qarqet  

■ Negociatat me BE-në, deputeti i PS, Arben Pëllumbi: Shqipëria po pengohet prej Maqedonisë së Veriut.

Studimi i Universitetit të Oxford-it: Personat e infektuar me COVID-19 kanë imunitet për 6 muaj

■ Në 24 orët e fundit në vendin tonë ka përmirësim të lehtë të situatës me COVID-19, krahësuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 13 humbje jete dhe 737 raste të reja. Testimet ditorë në të gjithë vendin janë 2.470. Sipas MSH, aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë.

■ Ka ndëruar jetë nga koronavirusi Bashkim Kopliku, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputet në parlamentin e Shqipërisë.  Ai ishte shtruar në spitalin e Durrësit, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë u nis me avion drejt Italisë, aty ku dhe ndërroi jetë.

■ Turqia nuk do të pranojë më pacientë me COVID-19 nga vendet e tjera që të kurohen në spitalet turke. Ishte ministria e Shëndetësisë që urdhëroi ndalimin e sjelljes së pacientëve me aeroplan privat, deri në një urdhër të dytë. Nëse ky urdhër nuk respektohet nga kompanitë dhe spitalet, qeveria do të vendosë sanksione për bizneset përkatëse.

■ Disa zyrtarë kinezë po hedhin dyshime se Covid -19 ka shpërthyer për herë të parë në Itali. Ata përdorin një studim, i cili tregon se virusi është hasur për herë të parë në fillim të Shtatorit të vitit 2019, tre muaj para se të konfirmohej shpërthimi i tij në qytetin kinez të Vuhanit.

■ Kryeministri Edi Rama foli për denoncimin e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha lidhur me fshehjen e numrit real të viktimave. Përmes një videoje Rama mohoi gjithçka, duke thënë se është çnjerëzore, ndërsa i cilësoi mashtrime për të ardhur në pushtet. Fotogratitë që qarkulluan në media që tregonin situatën në morgun e Tiranës, Rama i ka cilësuar klandestine

■ Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur shefit të qeverisë Edi Rama, duke theksuar se mashtrimi me shifrat e viktimave nga covid është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë. Përmes një deklarate kryedemokrati i ka bërë thirrje Ramës të pranojë hetim të plotë.

■ Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith i ka dërguar një letër publike Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, ku ka renditur argumentet e tij se pse Hashim Thaçi duhet të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim. Smith thotë se ish-presidenti i Kosovës mund të arratiset pasi aktakuza e pakonfirmuar ishte bërë publike. Gjithashtu ka parashikuar se akuzat e konfirmuara nga Dhomat e Specializuara mund të sjellin burgim të përjetshëm për ish-presidentin.

■ Ish-futbollisti nga Lezha, Nikolin Lorenci ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.Ish-futbollisti ishte shpallur “Qytetar Nderi” nga Bashkia Lezhë dy vjet më parë për kontributin që kishte dhënë në ekipin e Besëlidhjes  dhe në drejtimin e akademisë “Porto” e “Brians”. 

 Është infektuar me Covid-19 ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Koço Kokëdhima dhe bashkëshortja e tij.

 

Të fundit