Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Kryeministri Rama është etiketuar nga rrjeti social Facebook, për shpërndarje të informacioneve të rreme lidhur me një postim të tij me 15 tetor ku shpërndante disa foto nga pandemia e gripit spanjoll. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas konfirmimit nga ana e Facebook se kryeministri kishte shpërndarë lajmeve të rreme.

■ Lista e kandidatëve për 25 prillin, Rama 'ftesë kujtdo që ka ambicien për ta provuar': Aplikoni online, ja si të bëheni deputetë të PS! 

■  Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Europa Park” të mbajtur në Mynih. Gjatë fjalës së tij, veç krimit të organizuar ndërkombëtarnegociatave, Rama ka folur edhe për një investim prej 28 miliardësh, për energji, infrastrukturë dhe digjitalizim që pritet të bëhet në Shqipëri. Kreu i qeverisë iu bëri thirrje kompanive europiane që të ndihmojnë për të zbatuar këtë plan.

■ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta trajneri i atletikës shqiptare, Vildan Tufi. Në mesazhet e tyre të ngushëllimit, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe Presidenti Meta, e kanë cilësuar ikjen e trajnerit si një humbje të madhe për sportin shqiptar.

■  Një incident ka ndodhur në Landfillin e Sharrës, ku dy përfaqësuesit e opozitës, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, po tentonin të denonconin “aferën korruptive”, sipas tyre, të inceneratorëve, janë përplasur me punonjësit e kompanisë private.

Të lidhura: "Shndërruan "Sharrën"në monopol privat brenda natës", denoncon PD: Kush është pronari i vërtetë i inceneratorit, që fshihet në parajsë fiskale.

* Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi dhe zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa kanë depozituar sot në Policinë e Tiranës kallëzimin penal ndaj personave të landfillit të Sharrës për kërcënim dhe shantazh gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Nëpërmjet një deklarate për mediat Këlliçi dhe Zhupa akuzuan Ramën e Veliajn, teksa shprehen se ata janë autorët e sulmit ndaj tyre.

* Pasi përfaqësuesit e PD, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, deklaruan se ishin kërcënuar dhe shantazhuar nga punonjësit e Landfillit të Sharrës, ka radhur edhe reagimi nga Shoqërisë konçesionare, e cila ka mohuar akuzat duke thënë se Zhupa dhe Këlliçi kanë refuzuar të futen në ambientet e brendshme. Nëpërmjet një deklarate zyrtare për shqyp, Shoqëria konçesionare deklaron se kjo është një shpifje e ulët nga PD dhe i bën thirrje liderit opozitar Lulzim Basha të ndalë akuzat, kërcënimet dhe shpifjet, si dhe të njihet nga afër me projektin madhor dhe të vizitojë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë.

■  Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi po transportonte 30 emigrantë të paligjshëm në këmbim të dëmshpërblimit. Shtetasi Renato Çela është pikasur nga policia në aksin rrugor Devoll-Maliq, por nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, por sërish e kanë arrestuar.  

■  Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur sot nga Durrësi, teksa është shprehur se nuk ka rëndësi vota, por rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe ndalimi i shpopullimit. Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat, Kryemadhi bërri thirrje që ato të përfshihen më shumë në politikë dhe në vendimmarrje.

■  Një tjetër mjek në Spitalin Rajonal të Beratit është infektuar me Covid, teksa është mbyllur reparti i Radiologjisë. Mjeku kishte shfaqur prej disa ditësh shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar pozitiv, e më pas është karantinuar.

■  Elbasani po shndërrohet në një vatër infektimesh me COVID, teksa ditën e sotme rezultuan pozitivë 7 mësues dhe 2 efektivë policia. Së fundi, 4 punonjës të Gjykatës në Elbasan kanë rezultuar gjithashtu pozitiv me Covid-19.

 

Të fundit