Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Kuadri negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr nga agjenda e ambasadorëve të Bashkimit Europian. Presidenca gjermane e ka përfshire diskutimin për zgjerimin në takimin e sotëm në kuadrin e pikës «AOB», që përfshin çdo çështje tjetër përveç agjendës.

E lidhur: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut jashtë axhendës së BE, Gjermania 'e frustruar' me dështimet për zgjerimin 

■ PPE rezolutë për Shqipërinë: Qeveria të tejkalojë krizën kushtetuese dhe politike, të zbatohet opinioni i ‘Venecias’ për Kodin Zgjedhor; Lulzim Basha: Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të testimeve, çmimet e ilaçeve anti-COVID të papërballueshme.

■ Mbyllen aplikimet për platformën “deputeti që duam”, 20 kandidatë do të përzgjidhen për listat e PS në 25 prill.

■ Raporti i 24 orëve të fundit në Shqipëri: 17 viktima nga Covid-19, 695 persona rezultojnë pozitivë. 

■ "Në kufirin greko - shqiptar...", reportazhi i BBC: Pse rruga më e madhe e kanabisit drejt Evropës është kaq e vështirë të mbyllet?!

Autostrada Milot-Fier me koncesion, 2.5 herë më e shtrenjtë se Bypass i Tiranës. Tërhiqet MIE anulon tenderin: Oferta nuk përputhet me kriteret.

■ E skualifikuar 2 herë nga KED, Gjykata Administrative e Apelit rikthen në garë për Kushtetuesen Zhaklina Peton.

■ "Rimbursimi i kurës së COVID-19 skemë korruptive", PD publikon dokumentet: Pacienti detyrohet të blejë ilaçe vetëm te 5 kompani.

■ Hapet Kapshtica! Nga sot lejohet hyrja në Shqipëri e këmbësorëve dhe kamionëve të mallrave; kategoritë që përjashtohen.

■ Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur dje kundërshtarët në eleminatoret e Botërorit 2022, që do të zhvillohet në Katar.  Shorti i hedhur në Zyrih ka vendosur kuqezinjtë në Grupin I, ku si kundërshtarë do të ketë Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon. 

Të fundit