Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Parlamenti shkarkon Edi Ramën si ministër i Jashtëm, e zëvendëson Xhaçka; Peleshi në krye të ‘Mbrojtjes’.

E lidhur: Përqafime, shtrëngime duarsh, shkelet distanca, disa edhe pa maska, deputetët harrojnë Covid-19 pas festave.

■ Masat anti-covid gjatë festave, nga sot ndryshon ora policore: lëvizja kufizohet nga ora 22.00 deri në 06.00

E lidhur: Bilanci i Covid-19 në Shqipëri: 6 humbje jete dhe 185 raste të reja në 24 orët e fundit.

Dëshmitë tronditëse të vrasjes së dy motrave: Përparim Tela i përdori si prostituta, lindën 10 fëmijë me të dhe i shitën në Selanik.

E lidhur: Zbardhet dosja e vrasjes së dy motrave në Tiranë, lëvizjet e autorit para krimit dhe kërcënimet me thikë 

■ Një studim i fundit tregon se rreth 3/4 e fermerëve shqiptarë gjenerojnë të ardhura shumë të ulëta nga bujqësia, poshtë nivelit ekonomikisht të qëndrueshëm. World Food Organization thotë se rreth gjysma gjenerojnë një mesatare prej 1,700 € në vit.

■ Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar tarifat e reja për seancat gjyqësore dhe për penalitetet në rastet kur vlerësohet se shtyrja e tyre bëhet në mënyrë të pajustifikuar. Sa do të kushtojnë kërkesat për divorc, vonesat e pajustifikuara dhe shërbimet e tjera gjyqësore?

■ Kryeministri Edi Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bllokon fondet për ndërtimin e rrugës, që do të lidhë Vlorën me Radhimën dhe Orikumin. Ai tha se qeveria kishte bërë gjithë negociatat me fondin saudit, por Meta nuk po jep plotëfuqinë për të nisur punën.

■ Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve sipas një Arti Normativ të firmosur nga kryeministri Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

■ Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Xhemil Tagani. 

Të fundit