Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■  Ku u fokusua fjala e Ramës në Asamblenë e PS, “lumë” akuzash ndaj Metës e LSI: Parti si qelizat e kancerit, Lulin do ta shpëtoj.

■  S’ka zgjedhje për Kryesinë e PS/ A e shmangu Rama votimin për shkak të hatërmbetjeve mes deputetëve?

E lidhur: Rama shuan kuriozitetin për “fatin” e Ditmir Bushatit në PS: Mund të mbajë dy poste.

■  Greqia, një nga vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën, ka dhënë sot sinjale të forta. Gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias në Prishtinë , deklaroi se Greqia mund ta njohë së shpejti Pavarësinë e Kosovës.

■  Partia Socialiste ka mbledhur mesditën e djeshme AsamblenëKombëtare në ambientet e Amfiteatrit të Liqenit. Pak para mbledhjes Meta iu është drejtuar socialistëve me një mesazh si ish-themelues i kësaj force politike, ndërsa thekson se Rama si i papërgjegjshëm zëvendësoi të gjithë profesorët dhe intelektualët me trafikantë dhe kriminelë. Presidenti po ashtu sfidoi hapur Ramën kur tha se: “ Nëse bën publike emrin, skutën dhe orën se kur ka takuar subjekt të OFL-së, do të jap menjëherë dorëheqjen.”

E lidhur: Siç ishte paralajmëruar,kryeministri Edi Rama ka mbajtur i pari fjalën në Asamblenë Kombëtare të PS. Rama e ka nisur me batuta e më pas ka kaluar te punët e bëra nga PS në kwto 7 vite, duke thënë se mandati i tretë i duhet për të përfunduar të gjitha ato çfarë kanë ngelur përgjysmë më parë.

* "Ka marrë peng PS-në", Rama i përgjigjet Metës: Shkallimet e tua të përditëshme sekëlldisin veç të gjallëve, edhe të vdekurit.

■   Vrau kushërinjtë për 30 rrënjë kanabis, Policia shpall në kërkim Daniel Pepajn, arreston të atin e tij, Rrok Pepaj.

■  "Përgjysmim taksash, kompensim i ujit e dritave dhe bonus 1200 euro", biznesi i vogël 5 kërkesa qeverisë.

■  Partia Demokratike publikon emrat e kandidatëve për deputet në Tiranë, pjesë e listës prurje të reja, si aktorë dhe sportistë; mungon Sali Berisha.

■  E lidhur: Arsyeja pse Berisha mungonte në listat e PD-së për Tiranën

■  Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me disa biznese në qytetin e Lushnjes. Ai tha se plani i PD nuk do të bëjë mrekullira, por do të ketë 100 mln euro për bujqësinë apo edhe 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore.

Të fundit