Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Deklarata e fortë e Bashës: Mbi 900 viktima Covid nga marsi; Rama: Spekulime! Kërkojnë katastrofën.

■ Shqipëria shënon tjetër rekord negativ: 786 të infektuar dhe 11 viktima.

E lidhurAnaliza: Pse Perëndimi dhe SHBA nuk mësuan se si luftohet Covid-19 nga Azia Lindore? 

Bashkia e Kukësit kallëzon penalisht në SPAK ish-kryetarin Bashkim Shehu. Ish-kryebashkiaku është kallëzuar për 3 vepra penale, mes së cilave "shpërdorim detyre" i kryer në bashkëpunim.

■ Ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë, Beogradi urdhëron zhvarrosjen e shqiptarëve të vrarë pranë Rashkës 

■ "Politizimi i akuzave na dëmton!" Kreu i PDK thirrje politikës shqiptare: Të jemi të bashkuar! Autorë janë Serbia dhe Rusia

■ Pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Avokati i Popullit i ka kërkuar autoriteteve që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar sjelljet që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

■ Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, presidenti Ilir Meta i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të përmirësojnë politikat në ndihmë të të miturve. Mes të tjerash ai i bëri thirrje Kuvendit që të miratojë projektligjin për të regjistruar të dënuarit për krime seksuale.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur dhe do të  gjykohet për mosdeklarim të ardhurash. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Posaçme, e cila hoqi sekuestron mbi pasuritë e tij. Llalla  rrezikon të dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vite. 

■ Pas mbylljes së pikës kufitare në Kapshticë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim për qytetarët. Ajo thotë se të gjithë personat që do të kalojnë nga pika kufitare në Kakavi duhet të paraqesin testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë si dhe do të kryejnë edhe rapid test.

■ Një anije peshkimi me 69 emigrantë shqiptarë u bllokua nga roja bregdetare britanike. Ata ishin të fshehur të gjithë në kurvertën e anijes dhe duke përfituar nga moti i keq, u nisën  nga Blegjika për në portin e Harwich, të mërkurën. 

 ■ Konferenca ndërqeveritare? Ambasadori i BE, Luigi Soreca: Është e mundur, kushtet që duhen përmbushur deri në fund të vitit.

■ Formati i kualifikueseve për kontinentin europian i ka ndarë kombëtaret në 6 vazo sipas renditjes në FIFA dhe rezultateve të fundit në Ligën e Kombeve. Shqipëria është caktuar në vazon e katërt, ndërsa Kosova është pozicionuar në vazon e peste.

 
 

 

 

Të fundit