Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ “Mos e kufizo dorën fare”/ Skandali në Covid 2, sanitarja hiqet si infermiere, i merr 8 milionë lekë nën dorë vajzës së pacientes që ndërroi jetë.

■“Jam i habitur”, ambasadori i BE, Luigi Soreca komenton kritikat kryeministrit Rama për vaksinën: Shqipëria pa plan vaksinimi për BE-në.

■ Analiza e European Western Balkans: BE dhe Ballkani Perëndimor në 2021: Kërkimi i një rruge kthimi në normalitet, si komentohet Shqipëria.

■ Evakuohen familjet. Reshjet e dendura të shiut në pjesën më të madhe të vendit kanë pushuar, por situata vijon të mbetet problematike në disa zona.

■ Mal i Zi ndryshon masat anti-Covid. Prej datës 12 janar 2021, do të lejohet hyrja e lirë e të gjithë shtetasve të huaj në Malin e Zi, përfshirë shqiptarët.

■ Kryedemokrati Lulzim Basha foli për situatën e krijuar nga përmbytjet dhe komentoi darkën e ministrave në një nga restorantet më të shtrenjtë në Dubai. “1 mijë dollarë bifteku”, theksoi Basha, duke dënuar sjelljen e qeverisë aktuale.

■ Një tjetër artikull është shkruar nga mediat greke për kryeministrin Edi Rama. Ato thonë se Rama u mundua që të linte përshtypje, duke hyrë si ndërmjetës në marrëdhënien mes Turqisë dhe Greqisë.

■ Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve i kërkon takim për zgjedhjet e 25 qershorit partive politike. Fokusi i diskutimit do të jetë teknologjia në zgjedhje dhe aplikimi i saj. KQZ kërkon që takimi të zhvillohet të mërkurën dhe sugjeron orën 15:30.  

■ Ishte në kërkim/ Ish-kryetari i Qarkut Kukës nxjerr armën dhe lëndon 5 policë.

■ Misteri i arratisjes së Habilajt, mediat italiane: Nuk mbante byzylyk elektronik.

Të fundit