Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

■ Media greke protothema.gr ka zbardhur prapaskenat mbi rrugën që u ndoq për të arritur negociatat me Shqipërinë që marrëveshja e detit të zgjidhet nga drejtësia ndërkombëtare. Sipas gazetës, janë dashur gjashtë muaj negociata me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta si dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, në mënyrë që të gjithë të ishin dakord me këtë zgjidhje.

 

■ Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor, reagon PD: Rama ka frikë nga 25 prilli, bën gjithçka për të penguar integrimin.

 

■ Përzgjedhja e kandidatëve të PD, Besnik Mustafaj: Basha pati pakënaqësi për disa emra.

 

■ Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare kompozitori i shquar shqiptar, Avni Mula. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë e bija, artistja me famë botërore, Inva Mula përmes një statusi në rrjetet sociale.  

 

■ Organizata Reporterët pa Kufij dënoi gjuhën e përdorur nga Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ndaj gazetarëve. Gjithashtu u kërkoi liderve shqiptarë të mos zbatojnë standarte të dyfishta për lirinë e medias në vend.

 

■ Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka reaguar një ditë pasi  mori pjesë në Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit duke thënë se është krenar që mori pjesë. Pompeo thotë se kjo është një mundësi e rëndësishme për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë të lirisë dhe harmonisë fetare dhe përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin.

 

Kampionati shqiptar do të rinisë, pas bojkotit disa mujor. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Përmes një deklarate ai u shpreh se kampionati do të vijojë, ndërsa i cilësoi kërkesat të realizueshme dhe logjike.

 

■ Një ngjarje tragjike ka ndodhur në minierën e Selishtës në Dibër, teksa tre minatorë kanë humbur jetën. Minatorët kishin humbur kontaktet me familjarët dhe sot janë nxjerrë pas 48 orësh tre trupa të pajetë të tyre.

       

■ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas deklaratës së Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se opozita po politizon çështjen e pandemisë. “Po pse ca do bëj unë, do mbyll gojën ndërsa shqiptarët vdesin trotuareve. Kë bind ajo me sulmet ndaj opozitës? Të shkoj dhe të bëj detyrën e vetë. Po të kishte një fije integriteti do të jepte dorëheqjen”, tha Basha. Ndërkaq, i pyetur nëse i frikësohej një përballje me Jozefina Topallin, Basha pa hezituar tha "Jo".

 

■ Kuvendi rrëzon me 97 vota dekretin e Metëspër ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kjo i hap rrugë Kodit të ri Zgjedhor të hyjë automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare, duke lënë në fuqi formulën e koalicioneve. Meta duket se e mori me sportivitet këtë gjë pasi, në një reagim të mëvonshëm tha se vendimi ishte i pritshëm, ndërsa bëri thrrje për qetësi dhe dashuri.

 
 
 
 
 
 
 

Të fundit