Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Ulet numri i viktimave dhe i infeksioneve në Shqipëri, më pak shtrime edhe në spitalet Covid. Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 humbje jete, ndryshe nga një ditë më parë, me 4 viktima më shumë dhe 580 raste të reja.

E lidhurInvestigimi i Birn: Dhënia e laboratorëve me koncesion frenon betejën e Shqipërisë ndaj Covid-19.

■ Vrasja e të riut nga efektivi, Rama paralajmëron reformë: Nuk duhet të mbetet pa një reflektim në sistemin e ‘Shqiponjave’.

■ Raporti ‘Ndiq Paranë e Covid-19’ për Shqipërinë: Fondet nuk shkojnë në proporcion me rritjen e numrit të infektuarve, nuk shihen dezinfektime. 

■ Me 60 kg kanabis të ngarkuar, armë dhe 2 mijë euro, arrestohen dy shqiptarët në Greqi; i 'tradhtoi' aksidenti.

■ Të shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen si ministra të rinj para Presidentit.

■ E ekzekutoi me 20 plumba, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Kuçovë: Më kërcënoi! S’i kisha borxhe, ia likuidova me mish derri.

Politika mesazhe në Ditën Ndërkombëtare te Emigrantëve: Shqiptarët i dhanë Shqipërisë gjithçka kishin! Sot iu kërkojmë të falur.

■ Mbyllen hetimet për dosjen 184; 4 ish-zyrtarë përballë drejtësisë për 'shpërdorim detyre', pushohet çështja për gjithë të tjerët

■ "Po fjetëm mbi varre, paqe s'do të ketë kurrë", Berisha takim me Osmanin: Nëse mohojmë gjenocidin e Kosovës, ne meritojmë të zhdukemi

Të lidhura: Berisha akuza Ramës: I urdhëruar nga Vuçiç, refuzoi rezolutën për gjenocidin serb. E nderoi Vjosa Osmanin me mungesën e tij.

< "Do dënojmë gjenocidin serb dhe do heqim traun", Basha pas takimit me Vjosa Osmanin: Historia s'mund të rishkruhet nga agresorët.

< Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalën e mbajtur gjatë konferencës së përbashkët me kreun e PD-së, Lulzim Basha, u shpreh po përpiqen të falsifikojnë historinë dhe kërkoi që Kuvendi  të miratojë rezolutën që dënon krimet serbe.

■ Qeveria ka vendosur që të japë shpërblimin e fundvitit prej 25 mijë lekësh edhe për uniformat blu. Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat rrezikonin t’u mbaronte afati i pagave të dietave, do ta marrin shumën, vlera e së cilës është 30 mijë lekë. 

■ Greqia ka marrë vendimin për të shtyrë afatin e lejeve të qëndrimit për emigrantët.  Ministria e Brendshme ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës.

■ Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar ndryshimet në Statut me 56 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim. Duka kritikoi ashpër qeverinë, pasi sipas tij nuk ka dhënë asnjë mbështetje, duke e cilësuar si drejtimin më të turpshëm të 30 viteve të fundit sa i përket futbollit.

■ Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka deklaruar se pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të rifillojë më 11 janar, si pasojë e situatës me Covid-19.

■ Dje janë rihapur aplikimet për dëmshpërblimin e banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në qytetin e Durrësit. Bashkia ka lënë afat 24 deri në 48 orë për aplikimin duke bërë që qytetarët të grumbullohen para sporteleve të Bashkisë dhe të mos respektojnë masat anti-Covid.

 

Të fundit