Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

 

■ ‘Transparency International’ raport për Shqipërinë: Si pastrohen paratë me ligjin për lojërat e fatit, financojnë politikanët në fushata.

■ Akuzohet për ‘shpërdorim detyre/ ’SPAK mbyll hetimet, çon në gjyq ish-kryebashkiaken e LSI-së, Zamira Rami.

■ Gjenden në valixhe dy trupa të copëtuar, dyshohet se janë të çiftit nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho që u zhduk 5 vjet më parë ne Itali. 

■ Situata e Covid-19 në Shqipëri: 12 humbje jete, 809 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit. 

■ U arrestua në Dubai, SPAK kërkesë Ministrisë së Drejtësisë: Të ekstradohet në Shqipëri ish-anëtari i bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj.

■ Rama vizitë për herë të tretë në familjen e Klodian Rashës, reagon Basha: Shite Sandër Leshajn, tani kthehesh te vendi i krimit!

Të lidhura: Shkarkim i Ardi Veliut?! Rama i prerë: S'ka për të ndodhur! Edhe 500 mijë njerëz ta kërkojnë. Reagon Basha: Zoti të ruajt më 25 prill!

■ Kryeministri Rama, gjatë një konference për shtyp me gazetarët, është shprehur se "Vaksina antiCovid do të jetë falas, por jo e detyrueshme". Referuar një falje të gjobave ndaj bizneseve, kryeministri ka thënë se: "Nuk është bërë deti kos!" Ndërkaq, një reagim kreu i qeverisë e ka patur edhe për protestat pas vrasjes se Klodian Rashës, ku edhe ka sqaruar pse i lidhi familjes së tij pension.

SPECIALE/ 15 dhjetor 2010/ Çfarë ka ndryshuar 10 vjet nga udhëtimi i parë i shqiptarëve pa viza drejt Europës

■ "Kam 3 ditë nuk lëviz dot, më kishte plasur gjaku", denoncon Berisha: Policia rreh në furgon protestuesin.

■ Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj. Ajo bën me dije se nga hetimet është arritur në konkluzionin se i riu nuk është dhunuar, ndërsa paralajmëron ndryshimin e akuzës ndaj efektivit të policisë.

■ Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar prapaskenat e Samitit të Berlinit dhe presionin e madh për heqjen e taksës 100 % ndaj Serbisë. Haradinaj thotë se nëse do të ruhej taksa deri më 4 shtator, Serbisë do i kërkohej njohja e pavarësisë së Kosovës.

■ Dje është hapur spitali i parë rajonal për koronavirusin në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se në Spitalin Rajonal të Elbasanit, tashmë “COVID5”,  ndodhen 81 shtretër.

Të fundit