Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Sot skadon afati tre-javor për kufizimet e lëvizjes përtej orës 22.00, ç’pritet të ndodhë dhe ç’paralajmëroi dje kryeministri Rama për masat shtrënguese.

■ Dështon që ditën e parë (dje) skenari për mësim të alternuar. Në shumë shkolla nuk u realizua mësimi siç ishte parashikuar, pasi skedulimi nuk ishte i mundur në platformën mësimore Akademi.al.

■ Sërish 12 humbje jete nga Covid-19, por rritet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit në vend. 

■ Atentat me armë zjarri në Vlorë, ekzekutohet në makinë i riu; viktima ishte dënuar në Itali. Plagoset edhe një biznesmen në Lezhë.

 Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë për në muajin mars të vitit 2021 nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ambasadorët e BE-së nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve për negociatat me këto dy vende pasi Shqipëria duhet të plotësojë dy kushtet e mbetura, ndërsa Maqedonia e Veriut duhet te zgjidhë çështjen me Bullgarinë.

■ Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ka zhvilluar një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Covid-19, në pikën e informacionit të ngritur pranë spitalit Infektiv. Manastriliu njoftoi se do të futen në përdorim tabletat, për të bërë të mundur komunikimin e pacientëve me familjarët e tyre. 

■ Mbi 100 mijë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës përfituan gjatë vitit 2019 për herë të parë leje qëndrimi në një shtet të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të Eurostat ka një tendecë në rritje për t’u zhvendosur në Kroaci.

■ Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se Bashkimi Europian mund ti zgjidhë mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se pavarësisht mbështetjes së SHBA-ve për arritjen e dialogut mes dy shteteve, vetëm BE-ja mund të ofrojë perspektiva evropiane për këta njerëz.

■ Kryeministri Avdullah Hoti bëri me dije se në Kosovë do mbeten në fuqi masat aktuale kundër koronavirusit. Hoti tha për mediet se situata është serioze, por nën kontroll. "Gjysma e parë e këtij vitit shkollor në Kosovë do të përfundojë më 18 dhjetor, shtoi ai.

Specialja e Hagës publikon dosjen e plotë. Vrasje, tortura e krime kundër njerëzimit në Kosovë e Shqipëri, 235 faqe kundër ish-krerëve të UÇK-së

■ “Fshehu shkarkimin në '97”, GJKKO dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, i konvertuar në 12 muaj shëbim prove. Ish-gjyqtari: Do apelohet! Nuk kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën

 

 

Të fundit