Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

"Pushoni sulmet", Isa Mustafa thirrje politikës së Tiranës: Gjykatën Speciale s'na e bëri Basha me Berishën... Ndaluni se po na dëmtoni!

■ COVID-19 i merr jetën një 28-vjeçareje shtatzënë tek Infektivi. E reja është gruaja e parë shtatzënë që ndërron jetë nga koronavirus në Shqipëri. 

■ Kaseta e masakrës dhe roli i Bashës, flet për Politiko kryetari i Krushës së Madhe: Dëshmia e Bellanicës po përdoret politikisht, jemi të indinjuar.

■ Covid-19 shkakton 80 viktima në dhjetë ditë, rekord të të infektuarve në rang vendi.

E lidhur: Një vit nga fillimi i pandemisë, si u shfaq rasti i parë me covid-19, virusi që ndryshoi botën.

■Akuzon Bashën se i fshehu kasetën, dëshmitari Bellanica: Komunikoj çdo natë me të vdekurit, pi duhan me ta.

■ KLGJ kualifikon Darjel Sinën për në Gjykatën e Lartë. Sina është kandidat për Gjykatën e Lartë nga radhët e jogjyqtarëve. 

■ 17 Nëntori, 76 vjetori i çlirimit të Tiranës! Socialistët ceremoni përkujtimore tek 'Ushtari i Panjohur', homazheve nuk iu mungojnë as ithtarët e Enver Hoxhës.

■ SPAK hetime ndaj Bushatit, reagon për herë të parë Rama: PS nuk është mburojë e askujt! Përgjegjësia është individuale.

■ Komiteti Teknik i Ekspertëve në sajë të situatës me Covid-19 ka vendosur të marrë disa masa të reja për ndalimin e përhapjes së pandemisë. Drejtoreshës së ISHP, Albana Fiço ka njoftuar se ndalohen  grumbullimet me më shumë se 10 persona, mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë martesore dhe fetare.

■ Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është infektuar me koronavirus.

■ Irena Bogdani, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. 

■ Pak ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i këshilltarit të Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Bahri Shaqiri zbulon planet për të ardhmen dhe vijimësinë e karrierës së tij.  Shaqiri ka treguar se arsyeja e largimit ishte se do kandidojë në zgjedhjet e ardhshme si përfaqësues i LSI për Shijakun.

 

Të fundit