Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

1-Një 52-vjeçar i prekur me COVID-19 është hedhur nga kati i katërt i spitalit ‘Shefqet Ndroqi”, duke shënuar viktimën e 3-të që humb jetën në këto rrethana. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të pardjeshëm.

2-Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, ka rezultuar pozitive me COVID-19, pas kryerjes së testit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, teksa shprehet se ka simptoma të lehta. Ajo është shprehur se do të qëndrojë e izoluar deri në momentin e shërimit dhe se do të punojë online për takimet.

3-Gratë naftëtare në Ballsh janë futur sot në ditën e 18-të të grevës së urisë, ku edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore,ato thonë se nuk do të heqin dorë nga greva pa marrë pagat e fituara me djersë.

4-Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale,rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik dhe ka treguar se UT ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të studentëve dhe stafit akademik.

5-Rekord viktimash nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë, përmes raportit për përditësimin e të dhënave bën me dije se 9 persona kanë humbur jetën dhe 327 të tjerë rezultojnë të infektuar ditën e sotme(dje).

6- Integrimi, Holanda vendos zyrtarisht veton: Nuk ka hapje negociatash në dhjetor për Shqipërinë; mbështetje për Maqedoninë e Veriut.

7- Greqia ka marrë hapa konkrete për të përmbushur pretendimet e saj për zgjerimin e kufinjëve detar në Jon nga 6 në 12 milje. Një dekret presidencial që parashikon shtrirjen e ujërave të saj territoriale është paraqitur në Këshillin e Shtetit (që është edhe gjykata më e lartë administrative e Greqisë), për një kontroll ligjor. Pas verifikimit, pritet që dekreti të nënshkruhet nga Presidentja Katerina Sakellaropoulou, duke u kthyer në ligj.

8-Punonjësit e policisë së burgjeve paralajmërojnë protesta: Ministria e Drejtësisë ka një javë kohë të na plotësojë kërkesat ose do hyjmë në grevë

9-Mundi t'i shpëtonte ferrit të 'Al Holit' pa të motrën, Endri Dumani rrëfen jetesën në kamp: Kam parë luftën kur vrisnin njerëzit, mësonim arabisht dhe Kuranin

10-"Vendimi të padrejtë dhe të paarsyetuar", studentët kundër mësimit online: Nesër protestojmë para Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë

11- Rigerta Loku, vajza fermere nga Mirdita, e cila 3 vite më parë përloti Kuvendin me fjalimin e saj, ka hedhur kandidaturën e saj për deputete në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një reagimi, Loku ka njoftuar se partia të cilës ka zgjedhur t'i bashkohet është “Nisma” e Rudina Hajdarit.

Të fundit