Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Kodi Zgjedhor/ Zbardhet opinioni paraprak i ‘Venecias’: U miratua me procedura të nxituara, kundër rregullave themelore demokratike.

■ Ministria e Punëve të Jashtme gjermane ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësja Maria Adebahr, tha dje në konferencën e rregullt në Berlin se po punohet me intensitet të plotë për çeljen sa më shpejt të negociatave.

■ Përkeqësohet situata e Covid-19, 17 viktima dhe 705 të infektuar në 24 orët e fundit . Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë.

■ U propozua nga Rama, ish-ministri Ditmir Bushati nuk zgjidhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE. Në këtë pozicion u zgjodh Sekretarja e Shtetit të Portugalisë.

■ Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca foli për krimin dhe korrupsionin, duke theksuar rolin e gazetarisë investigative për çrrënjosjen e tij. Soreca tha se në 7 vitet e fundit, BE-ja e ka dhënë 20 milionë euro për Shqipërinë për të mbështetur ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara.

■ I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se ky proces është “në rrugën e duhur, por nuk është një autostradë e shpejtë”. Ai tha se është i gatshëm që ta lehtësojë këtë proces, drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

■ Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha është shtruar në spital si pasojë e Covid-19. Mediat italiane shkruajnë se portieri "u pranua në departamentin e specializuar Covid-19 të spitalit 'Cona" për të kryer teste klinike".

■ Prefekti i Qarkut të Kukësit ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi”, per Veton Surroin.

Kryeministri Rama ka bërë me dije se nga janari, kontrolli teknik i mjeteve do të kryhet në shtet. Një hap i tillë është mbështetur edhe nga një prej aleatëve të Bashës. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, e ka vlerësuar pozitivisht këtë hap të qeverisë, duke shtuar se koncesionet në përgjithësi, si të qeverisë së kaluar dhe të kësaj aktuale, janë korruptive.

■ "Pandemia do përkeqësojë treguesit shëndetësorë", Banka Botërore: Shqipëria nga më të rrezikuarat, ka pak personel

KQZ letër Qeverisë dhe Kuvendit: Identifikimi elektronik i votuesve kushton 2 mld lekë, na vendosni urgjentisht fondet në dispozicion

■ “Masat do të vijojnë të mbeten në fuqi pa afat!” Ky është vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, me përfundimin e afatit 3-javor të masave anti-Covid. E pyetur nëse Shqipëria do të pres pacientë nga lugina e PreshevësRakacolli tha se kjo tematikë nuk është diskutuar akoma, por që varet nga kapacitetet që ne kemi.

■ Korrupsion miliona lekë në burgun 313, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin dhe 2 punonjësit.

■  Një tjetër artiste iu bashkohet 'punëmbaruarve'Ndryshimin e kam parë me sy, si banore e Tiranës.

Valdrin Pjetri 'i shpëton' drejtësisë, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj ish-kryebashkiakut socialist

 
 
 
 
 

Të fundit