Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Vrau babë e bir në Elbasan, arrestohet në Greqi 41-vjeçari shqiptar; lidhja e tij me Çapjat dhe i penduari që e identifikoi si ekzekutor

■ Rama premtoi 15% rritje të pagës për arsimtarët, denoncon PD: Qeveria u vjedh mësuesve orët shtesë

■ Gjatë një komunikimi online me qytetarët kryeministri Rama ka ritheksuar se nuk do të ketë një paketë te tretë ndihme për biznesin e vogël. “Taksa zero, TVSH zero, pagën e luftës ua dhamë; nuk e di ça doni më nga qeveria?”, ka thënë kryeministri, ndërsa nuk heq dorë nga amnistia fiskale.

 ■ "Maska e detyrueshme kudo", qytetarët kundërshtojnë vendimin e qeverisë; thirrje për protestë para Kryeministrisë

■ Atentat ndaj Shefit të Policisë Bashkiake në Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj, plagoset edhe i ati. Një person me motorr dhe i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në ecje e sipër në drejtim të automjetit të Hasanaj, duke lënë të plagosur së bashku me të edhe babain e tij.

■ "Rama abuzon me paranë publike", PD publikon faturën: 400 mln € për inceneratorët

■ Dita e 14 e grevës së urisë, 3 prej naftëtarëve të Ballshit përfundojnë me urgjencë në spital. Ndërkohë, naftëtarët e Fierit, Patosit dhe Ballshit janë të vendosur ta çojnë deri në fund “luftën” për kauzën e tyre, duke paralajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste, ditën e hënë. Ata theksojnë se do të heqin edhe fëmijët nga shkolla që të marshojnë të gjithë përpara bashkisë, duke bllokuar institucionin dhe rrugën kryesore.

 ■ Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepaj, autorit të vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, është lënë në burg pasi dyshohet seka dhënë dëshmi të rreme, duke mohuar të ketë dijeni për parcelat me kanabis. Ai ka thënë se në mal shkonte sepse kishte bagëti dhe mblidhte boronica, por nuk e dinte për parcelat që djali i tij kishte mbjellë.

■  Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në selinë blu me drejtues të Urdhërit të Farmacistëve, ku është diskutuar për situatën aktuale me barnat në vend. Basha tha se kur PD të vijë në pushtet,do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurtadhe efikase për të gjithë.

■  Ministri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, NikosDendias shpreson që çështja e kufirit detar me Shqipërinë të zgjidhet sa më shpejt. Në një intervistë për mediet greke ai tha se marrëveshja e vitit 2009 nuk pati zhvillime aq sa duhet  për këtë çështje.

Të fundit