Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Situata e Covid-19 në Shqipëri, tetë viktima dhe 410 raste të reja në 24 orët e fundit; Dy vëllezër nga Tirana humbin betejën njëri pas tjetrit brenda 24 orësh.

■ Kërcënimi i Vuçiç me luftë, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare. Majko: Deklaratë e papërgjegjshme, përcaktoi se konflikti me shqiptarët s'ka mbaruar.

■ Përfshihet në flakë një person te Ministria e Jashtme, ndërron jetë.

■ Raport i fundit i tranzicionit i BERZH mbi rëndësinë që ka roli i shtetit për shkak të krizës së Covid-19, konstaton se treguesit e mirëqeverisjes në vend janë përkeqësuar, po ashtu dhe eficienca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionit dhe stabilitetit politik. 

■ Presidenti Meta ka njoftuar disa lëvizje në kabinetin e tij. Meta ka deklaruar se Panariti do të jetë shefi i ri i Kabientit të Presidentit, ndërkohë që këtë post e mbante Arben Cici, i cili është emëruar si Këshilltar diplomatik i Presidentit Meta.

■ Teksa raporti i Dick Marty është bërë një çështje e "nxehtë" e kohëve të fundit, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla, ka njoftuar ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime lufte. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Balla kërkoi nga Basha dhe Berisha të kërkojnë falje për votimin që i kanë bërë raportit të Dick Marty, ndërsa u shpreh se shqiptarët nuk kanë bërë krime lufte.

Pas makinës së blinduar tip “BMW”, ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i është rikthyer edhe nafta. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë i ka rikthyer Berishës liçensën për naftën, duke i dhënë të drejtën që ai të rinisë aktivitetin e tij.

■ Presidenti Ilir Meta ka çuar në SPAK ligjin për Metrologjinë, që Kuvendi e ka miratuar më 15 tetor. Pak ditë më parë Kreu i Shtetit e kthehu për rishqyrtim. Në letrën e kreut të shtetit theksohet se “kërkohet që të hetohen praktikat e dyshimte dhe të paligjshme dhe abuzimi me funksionin publik” për hartimin e kësaj nisme ligjore. Meta ka konstatuar se ky akt synon  të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste.

■ Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 103.3 milionë euro për të përballuar krizën që pandemia shkaktoi në ekonomi. Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi se Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë.

■ Skuadra e Tiranës ka shkarkuar trajnerin Emmanuel Egbo për shkak të rezultateve të dobëta gjatë ndeshjeve të fundit. Ky vendim vjen pas humbjes përballë Korabit në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

■ Vrau vajzën në Greqi dhe më pas u arratis nga burgu, arrestohet 46-vjeçarja korçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar

■  U infektua me COVID-19, këngëtarja e njohur shkodrane, Justina Aliaj, në gjendje të rëndë tek Infektivi 

Manastirliu takim me drejtorin e OBSH për Europën, zbulon strategjinë për përballimin e valës së dytë të Covid: Tre skenarët!

E lidhur: Kur vijnë testet e shpejta Covid në Shqipëri? Drejtori i OBSH-së zbulon datën: Problem qëndrimi në ambiente të mbyllura në dimër!

 ■ infektua me COVID, Kisha Orthodhokse zbardh mesazhin e kryepeshkopit Janullatos: Rrojmë apo vdesim, të Zotit jemi!

 

Të fundit