Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Shqipëria sërish 'nën ujë'/ Evakuohen 27 familje në Lezhë, bllokohet aksi Qukës-Përrenjas, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

■ Përmbytjet/ Rama nga Lezha: Me këtë intensitet reshjesh as Parisi nuk ka çfarë bën

■ Përmbytjet në Shkodër, Basha: Qeveria të heqë dorë nga propaganda, të marrë masa emergjente

■ ARRSH njofton se autoritetet janë duke punuar për pastrimin e rrugve dhe deri tani nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve.

■ Reshjet e dendura të shiut në dy ditët e fundit në vendin tonë kanë sjellë dhe përmbytje të zonave të ndryshme dhe për pasojë janë shembur dhe disa ura. Ndërkohë, kreu i PD-së, Basha ka vizituar zonat e përmbytura në Obot të Shkodrës dhe në Bubq.

■ Ministri i Jashtëm grek thotë se “Marrëveshja me Shqipërinë" për ta çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në lidhje me caktimin e zonave detare, do të jetë gati pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. 

■ Sot nis vaksinimi antiCovid-19 në Shqipëri. Lajmi është dhënë dje nga kryeministri Rama.  

■ Që prej shpërthimit të pandemisë, numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën, deri tani ka kaluar shifrën 90 milionë. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri (dje, 10 janar 2021) janë regjistruar 562 raste të reja me Covid-19 nga 2997 testime të kryera, teksa 8 persona nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me virusin.

Të fundit