Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

■ Në tre spitalet private kryesore në vend, shqiptarët kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, gati 70 mln euro për t’u kuruar në 2019-n, ose 10% më shumë se një vit më parë. Edhe pse kanë kaluar mbi shtatë vjet nga lulëzimi i biznesit të spitaleve private, të gjitha vazhdojnë të raportojnë humbje, kur përvoja ndërkombëtare referon një cikël trevjeçar, kur përgjithësisht sipërmarrje të tilla fillojnë të japin fryte.

■ Aktori i njohur i humorit, Koço Devole, ka humbur jetën nga COVID-19 në moshën 75-vjeçare. Devole pasi kishte qëndruar për disa ditë në spital, kishte ikur në shtëpi dhe më pas ishte rikthyer pasi ishte përkeqësuar.

■ Gratë naftëtare kanë ndërprerë grevën e urisë në ditën e 25-të, për të dialoguar me kryeministrin Edi Rama. Ato shprehen se greva i ka ndarë nga familja dhe se nëse qeveria nuk u zgjidh problemin e pagave, ato do tu rikthehen grevës.

■ Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së grave naftëtare për dialog, teksa vendosën sot në ditën e 25-të, të heqin dorë nga greva. Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama e ka cilësuar mbylljen e grevës në Ballsh si një lajm të mirë, ndërkohë që është shprehur i gatshëm t'i takojë ato ditën e nesërme.

■ Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas dakordësisë mes kryeministrit Rama dhe grave naftëtare për të dialoguar. Teksa ndodhej në një takim nga njësia nr.7 në Tiranë, Kryemadhi u shpreh se Rama i la gratë naftëtare të vuanin 25 ditë në grevë urie, vetëm për shkak të kokfortësisë së tij.

■ “PD-LSI, votë 'pro' për hetimet ndaj UÇK-së”, PD përgënjeshtron akuzat e Ramës: Nuk votuam raportin e Dick Martyt, por rezolutën.

■ Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruajnë nesër marrëveshje pa Kosovën, mediat serbe: Do lëvizim të lirë me Shqipërinë.

■ Sherr në Gjirokastër, ministri Bledi Çuçi përplaset me kryetarin e LSI-sëYzeir Malkaj.

■ Dy viktima dhe 521 raste të reja nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se, 374 pacientë po trajtohen aktualisht në 3 spitalet COVID, 13 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

E lidhur: Pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar deputeti socialist, Damian Gjiknuri, dhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

 ■ Lumi i Vjosës i “shpëton” ndërtimit të HEC-it; Agjencia Kombëtare e Mjedisit i refuzon lejen mjedisore kompanisë "AYEN-ALB".

Të fundit