Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka firmosur një urdhër i cila përcakton ndryshimet e reja tek leja e qarkullimit të automjeteve. Sipas vendimit të botuar në fletoret zyrtare, leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me çertifikatën e pronësisë,  ndërsa prodhimi dhe  plotësimi  i  lejes  së  re  të qarkullimit do të  bëhet  sipas  rregullores  së  hartuar  nga  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Shërbimeve  të  Transportit.

■ Presidenca ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, cili u shpreh se presidenti Ilir Meta ka qenë pjesë e marrëveshjes së vitit 2009 për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi e quan kryeministrin mashtrues ordiner dhe ka thënë se në kohën që është hartuar marrëveshja me Greqinë për çështjen e detit, Meta ka qenë në opozitë.

■ Prapaskenat e marrëveshjes për detin, media greke: Diplomacia e Athinës arriti një pakt me Ramën, u përdor integrimi në BE

■ Profesori i të drejtës ndërkombëtare Dritan Hoti në një prononcim për Politiko.al u shpreh pro vendimit të dy qeverive për të çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, çështjen e detit. Sipas tij, kjo zgjidhje i shërben stabilitetit midis Shqiperisë e Greqisë dhe Rajonit. Përsa i përket përballjes në Gjykatën e Hagës, diplomati tha se "Shqipëria duhet të shkojë e përgatitur". 

■ Ndryshime në qeveri, shkarkohet nga detyra zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi, ministrja Denaj tregon arsyen: Do largohet nga Shqipëria 

■ Bashkia e Elbasanit i heq rrugës emrin e heroit të Popullit, i vihet emri i vëllait të ish-kreut të bashkisë. Ndryshimi u bë në vitin 2014 me vendim të Këshillit Bashkiak, ku rrugës iu hoq emri i Heroit të Popullit Kozma Naska dhe iu vu ai i vëllait të ish kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Hysen Domit.

■ Deputeti Myslim Murrizi zyrtarizon partinë e re: Do garoj në 25 prill me lista 100% të hapura.

■ Kreu i PD, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje SPAK të hetojë anëtarët e qeverisë, teksa i ka konsideruar ata si një grup i strukturuar kriminal. Në konferencën e mbajtur për mediat, Basha ka theksuar se SPAK po inkurajon hajdutërinë dhe vjedhjen duke mos i hetuar.

■ Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me thirrjen e naftëtarëve dhe grave greviste për zgjidhjen e problemit të pagave të pamarra, teksa ka theksuar edhe njëherë që këtë hall nuk e ka shkaktuar qeveria. Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama ka përsëritur hirrjen për dalje nga greva të naftëtarëve dhe grave greviste, pasi sipas tij ky problem nuk zgjidhet as me presion e as me ultimatume.

■ 10-35% e pronave të shitura në Shqipëri blihen nga individë me banim jashtë vendit. Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme dhe indeksin e çmimeve të banesave tregon se në gjysmën e parë të këtij blerësit jorezidentë kishin një peshë të konsiderueshme në transaksionet e tregut të pasurive të paluajtshmë në vend.

 

Të fundit