Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

■ 24 orë në Tiranë dhe tre mesazhet e forta të Vjosa Osmanit për politikën shqiptare. 

E lidhur: *Presidentja në detyrë e Kosovës, në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri ka mbajtur fjalën në Kuvendin e Shqipërisë, ku u ndal në bashkëpunimin mes vendeve dhe gjenocidin serb në Kosovë. "Kosova s'mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Votoni Rezolutën që dënon gjenocidin në Kosovë", ka qenë thirrja e Osmanit ndaj deputetëve shqiptarë.

*“Na lini të vijmë në Shqipëri siç deshën të parët tanë”, ka thënë Vjosa Osmani duke kërkuar nga foltorja e Parlamentit heqjen e traut doganor Shqipëri-Kosovë. Kryeministri Rama nuk ka qenë i pranishëm në Kuvend gjatë mesazheve të forta të Osmanit.

■ Doli kundër Mini-Shengen, Rama dhe disa prej ministrave bojkotojnë fjalimin e Vjosa Osmanit në Tiranë; Disa orë më vonë, kryeministri e pret në kryeministri, por nuk zhvillon konferencë për shtyp. Osmani: Nuk e vura re.

■ Përçarje në PS? Mimi Kodheli votoi kundër Çuçit si ministër i Brendshme në Parlament, sqaron deputetja: Nuk kisha syze, lapsus.

 ■ Astrit Patozi e Jozefina Topalli do të garojnë në një listë të përbashkët me 25 prill.

■ Covid-19 në Shqipëri: 15 viktima dhe 787 raste të reja është bilanci i Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

■ Meta dekreton pa vonesë ndryshimet në qeveri: Bledi Çuçi zëvendëson Sandër Lleshajn, Milva Ekonomi tek Bujqësia. Vendimi u mor menjëherë pas mbërritjes në Presidencë të emrave të propozuar nga Rama.

■ Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në përplasje me armë zjarri, me pasojë jetën e një personi në Kolonjë. Sherri për qiranë e stallës së derrave i merr jetën 41-vjeçarit, Ajet Guneli, ndërsa autori i krimit, një 44-vjeçar u shpreh se "E vrava se më shante".

■ KED dorëzon listën, përplasje në Kuvend për anëtarin e Kushtetueses; Gjoni debaton me Hysin: Pse vetëm 1 kandidat?! Po shkelet kushtetuta. Kuvendi miraton me 96 vota 'pro' Altin Binajn, anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese.

■ Ka nisur dje në Hagë seanca e radhës e ish-drejtuesve të UÇK-së para drejtësisë. Prokuroria: I kemi dorëzuar mbrojtjes 1 309 materiale shfajësuese; Mbrojtja: Të pamjaftueshme e të papërshtatshme! Specifikohuni, për çfarë krime e keni fjalën. Po ashtu, mbrojtja ka insituar se i nevojiten 18 muaj kohë që të jetë gati.

■ U gjetën të copëtuar në 4 valixhe, shpallet në kërkim ndërkombëtar djali i çiftit nga Vlora: Dy pistat e hetimit të ngjarjes

■ 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit dhe ka probleme si pasojë e mundësive të pakta që ofron telefoni celular për të aksesuar dokumenta dhe për të ndërvepruar me detyra kursi. Studentëve u është shtuar një kosto mujore, ajo e blerjes së paketave të internetit, e cila përllogaritet të jetë mbi 2 milion euro në muaj.

■ Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Fatjona Memçaj si prokurore ndërlidhëse që do të ushtrojë funksionet në zyrën e Eurojust në Hagë për 2 vjet e 6 muaj. Më herët, Memçaj ka kandiduar për postin e kryeprokurores së vendit. 

■ Gazetari nga Kosova Milaim Zeka thotë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale. Zeka shkruan se burimet e tij nga Prokuroria tregojnë se Albin Kurti mund të pyetet mbi veprimet e krerëve të UÇK-së gjatë luftës.

 

 

Të fundit