Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

■ “Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin president”, nga Rama, Basha, Topi... Ç’kanë thënë politikanët shqiptarë për Trump dhe Biden.

■ Jozefina Topalli tregon zonën ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, nuk është Shkodra.

 ■ “Qeveria në shërbim të oligarkëve”, PD publikon raportin: 50% e bizneseve të rrezikuar nga monopolet.

■  KPK e përjashtoi për 15 vite nga 'Drejtësia', Arjana Fullani ankimon vendimin: Mos më hiqni statusin e magjistratit

 "Mungesë e theksuar të barnave anti-Covid", Basha takim me Urdhërin e Farmacistit: Vaksinimi i plotë anti-grip i popullsisë, të rimbursohet nga shteti.

E lidhur: Gjatë takimit me Bashën, përfaqësues të Urdhërit kanë bërë me dije se Remdesiviri nuk ekziston në farmaci. Po ashtu, një tjetër problematikë e sjellë në vëmendje nga Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, është mungesa e përfaqësimit institucional të farmacistëve.

■ Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar katër humbje jete. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga 1725 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 396 raste. Gjithashtu, 105 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Sipas MSH, në dy spialet covid po trajtohen 338 pacientë.

■ Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka firmosur një dekret për zgjerimin e Greqisë në detin “Jon” nga 6 në 12 milje, në kufirin e saj me Italinë dhe jo në zonën e Jonit ku kjo hapësirë është akoma në diskutim, si në rastin e Shqipërisë. Konkretisht, dekreti përfshin hapësirën nga ishujt Diapontia deri në kepin Tenaro të Peloponezit.

■ Shqipëria ofron një ndër normat më të ulëta të financimeve për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), pak më shumë se 3% të PBB-së saj. Financimet për edukimin janë 40% më të ulëta se në vendet e zhvilluara të Europës dhe 15-20% më të ulëta se në rajon.

■ Nëntë vaksinat kandidate që aktualisht po vlerësohen për përfshirje në Facilitetin COVAX përfshijnë dy nga Kina, dy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga Republika e Koresë, një nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe një globale. Në korrik, Bordi Gavi ra dakord mbi 92 ekonomitë që do të mbështeten nga Angazhimi i Tregut të Avancuar COVAX (AMC), por ajo që vihet re është fakti që Shqipëria nuk rezulton në listë, ndërkohë që pjesë e listës janë Maqedonia e Veriut dhe gjithashtu dhe Kosova.

■  Presidenti Ilir Meta ka reaguar për grevën e grave naftëtare të Ballshit, teksa i ka bërë thirrje qeverisë për vendosjen e menjëhershme të dialogut, me qëllim zgjidhjen e problemit të tyre me pagat. Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta thekson se  është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje.

■ Pandemia/ Qeveria mini-paketë për biznesin e vogël dhe të mesëm: 20 mijë lekë të vjetra/muaj për punonjës.

Gjykata e Lartë ka nisur sot zyrtarisht punën për shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike. Lajmi e ka bërë të ditur Gjykata e Lartë, e cila njofton se ka filluar shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, dhe palët e interesuara të konsultohen me njoftimet zyrtare që bën Gjykata e Lartë.  

■ Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it kanë zbarkuar mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mediat e Kosovës theksojnë se ende nuk janë bërë të ditura arsyet që njësia e EULEX ka rrethuar shtëpinë Krasniqit, teksa vajza e tij ka reaguar lidhur me këtë ngjarje.

■ Gjykata Speciale konfirmon operacionet në Prishtinë; Policia e Kosovës dhe EULEX, bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit

■  Pas Jakup Krasniqit, ish-kreut të Kuvendit të Kosovës në Hagë është thirrur edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Ky i fundit nesër do të shkojë në Hagë.

Të fundit