Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al iu sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Ulet numri i të infektuarve me COVID-19, por numri i viktimave ngelet ende i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit 565 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 14 pacientë kanë vdekur me koronavirus në vendin tonë.

■  “Rama nuk shkon në zyrë prej 119 ditësh", Partia Demokratike thotë se kryeministri i vendit nuk shkon në zyrën e tij teksa Shqipëria është duke përjetuar krizë.

■ Fshirja e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dy ministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës dalin në një deklaratë të përbashkët. Cakaj dhe Haradinaj Stublla i bëjnë thirrje institucioneve.

■ COVID-19 i merr jetën në moshën 87-vjeçare regjisorit të njohur Muharrem Fejzo. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Joe Fejzo. Në një mesazh lamtumire ndaj mikut të tyre, Mevlan Shanaj dhe Reshat Arbana, e kanë cilësuar si të trishtë lajmin, duke shtuar se me largimin e Fejzos “u shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare”.

■ "S'ka vende në urgjencë! 6 autoambulanca plotë me pacientë", Mjeku tek COVID-2 thirrje Ramës dhe Manastirliut: Po kolapsohet sistemi! Zgjohuni dhe hapni Covid-4, para se të jetë vonë.

E lidhur: Fluks pacientësh në spitalet COVID, hapet sot pavioni i tretë tek COVID-3; brenda javës gati edhe COVID-4. Në një reagim të mëtejshëm, zv. drejtoresha e QSUT, Arjana Strakosha, ka mohuar situatën emergjente në spitalet COVID, duke thënë se "ka kapacitete për të gjitha llojet e sëmundjeve dhe alarmet të pavërteta".

■ "Ata të gjumit, le t’i lemë në gjumë", Këlliçi i kthehet Veliajt: Të paska djegur fort Erion! U nise për t'i hedhur bojë 'Sahatit', por i nxore bojën vetes. 

■ "U zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë", denoncon ish-deputeti: Olta Xhaçka, me helikopter për fushatë elektorale në Dibër.

■ Garoi e vetme në zgjedhjet brenda partisë, Monika Kryemadhi rizgjidhet në krye të LSI; sa vota kishte kundër.

■ Ditëlindje në kohë COVID-i/ Thyen rregullat, gjobitet lokali ku festoi Bes Kallaku, ndëshkohet edhe Meta e Kryemadhi.      

Të fundit