Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Kuvendi miraton aktet normative për marrëveshjet e vaksinave anti-covid. Kjo marrëveshje i hap rrugën dërgesës së parë të vaksinave nga Pfizer në Shqipëri e cila do të jetë 10, 700. 

■ Rama flet për tre skenarët e vaksinimit: Nënshkruam marrëveshjen për 500 mijë doza me Pfizer, kemi lënë të hapur mundësinë për kompani të tjera.

■ Presidenti Ilir Meta komenton largimet nga LSI: Patëm në Vlorë emra problematikë me dekriminalizimin, bëmë mirë që s’i mbrojtëm.

■ Rishfaqen bandat në Shkodër, gjobvënie tregtarëve të tregut ‘Rus’.

Zhdukja misterioze e biznesmenit italian në Pukë, mediat fqinje zbardhin itinerarin e Davide Pecorelli-t.

■ Ish-deputeti Mark Marku është zgjedhur drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Lezhë. Marku ishte edhe një prej anëtarëve të Komisionit të  Vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

■ Kryedemokrati Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët nga selia blu tha se po vazhdojnë negociatat me të aleatët, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të ketë një njoftim zyrtar nga grupi negociator.

■ S'deklaroi të ardhura të plota. BIRN 'skanon' pasurinë e Ditmir Bushatit, bleu apartament në vlerën e 110 mijë eurove.

■ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar detyra Bib Ndrecen, gjyqtarin i cili ka qenë pjesë e gjykimit të dosjes 339.

■ Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Greqi për luftën kundër krimit ndërkufitar.

■ “Hiq dorë sa nuk është vonë”, kërcënohet avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit.

Të fundit