Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■  As në dhjetor, konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të shtyhet.

■  Në gusht QSUT mbylli laboratorin për testet e covid-19, Shqipëria sot me çmimin më të shtrenjtë në rajon të PCR në privat.

■ Presidenti Ilir Meta ndryshon qëndrim, shfaqet për herë të parë me maskë në publik: Reflektova!   

■  Reagon NATO dhe BE pas kërcënimit të Vuçiç për luftë, Stano: Politika në Kosovë e Serbi të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, mbështesim dialogun. 

■ Qeveria shqiptare ka miratuar fondin 12 milion dollarë për rimbursimin e barnave anti-COVID. Shuma do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve shqiptarë që preken dhe kurohen me ilaçe anti-Covid.  

■ Kryeministri Rama dhe naftëtarët kanë arritur marrëveshjen. Naftëtarët do të përfitojnë nga 400 mijë lekë të vjetra çdo muaj, ndërkohë që në dy muajt e parë do të merren nga 2 paga. Kjo pagesedo të vlejë derisa të gjendet investitori dhe të rinisë puna në rafineri. Sa i përket gjetjes së investorit, Rama tha se po vijon puna dhe se është në kontakt me tre kompani.

E lidhur: Qeveria merr vendimin, Ministria e Financave: 560 milionë lekë për naftëtarët e Ballshit; Rama tjetër takim me 'ish-grevistët' 

■  OFL 'shkrihet' në 1 janar, 9 muaj 'aksion' por ende asnjë pasuri e konfiskuar. Avokati Saimir Vishaj: Ligji, i nxituar dhe i dështuar! Sfumoi punën e SPAK  

■  Ish-drejtuesit e UÇK në Hagë, LVV 'shuplakë' zyrtarëve të Tiranës: Në pritje të rezolutës së vonuar për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë

■  Shkoi në maternitet me dhimbje të forta në bark, ndërron jetë 20 vjeçarja shtatzënë. Viktima është Klea Muxhaj. Mjekët tregojnë se 20-vjeçarja kishte komplikacione gjatë lindjes.

 ■ Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shtatë humbje jete. Numri i infeksioneve ka shënuar rritje krahasuar me një ditë me parë. Nga 2508 testime, të kryera kanë rezultuar pozitivë 490 persona. Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se janë shëruar 93 qytetarë. Sipas MSH, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë.

■ Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka komentuar së fundmi ngritje e Komisionit hetimor për rolin e Lulzim Bashës në kohën që ka qenë pjesë e UNMIK-ut, teksa është shprehur se është një retorikë pasi ndodhemi përpara zgjedhjeve. Majko theksoi se ajo që mund të diskutohet është kush ka qenë pozicioni real i politikanëve në Tiranë dhe PrishtinëNevil Dede do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Dede do të zëvendësojë, Emanuel Egbonë, i cili u shkarkua vetëm një ditë më parë, pas eliminimit të Tiranës nga Korabi në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

 

 

Të fundit