Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ LSI prezanton programin ekonomik në Durrës, Guri: Kemi parashikuar krijimin e zonave të lira ekonomike me ngarkesë fiskale dhe taksa 0.

E lidhur: “Ekonomia është marrë peng”, Kryemadhi në prezantimin e programit në Durrës: Porti do jetë një stacion lider në rajon!

■ Moti i keq, pezullohet lundrimi në Portin e Vlorës.

■ Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e prokurorit të Krujës, Bujar Memia.  Sipas ILD-së, Memia ka favorizuar lirimin e të dënuarit Hekuran Billa.  

■ Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Thumanë pranë kryqëzimit të Patokut (dje 31 janar 2021), ku një 24-vjeçar ka humbur jetën.
 
■ Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 876 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 11 persona me Covid-19, duke mos ia dalë me betejën kundër virusit vdekjeprurës. 
 
■ Lëvizja “Vetëvendosja” ka prezantuar kandidatin e tretë për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Kandidat për deputet për qarkun e Gjirokastrës, është Kreshnik Merxhanin.

■ Gjendet kufoma e një shqiptari në Paro të Greqisë, detajet e para.

Të fundit