Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

1170 dozat e para të vaksinës Covid19, pjesë e marrëveshjes me kompaninë Pfizer më 1 janar, kanë mbërritur të hënën në darkë, në Tiranë. Nga shkurti deri në vjeshtë kryeministri Rama tha se do të vijnë edhe 41 mijë doza të tjera. Kostoja mbahet sekret nga kryeministri, thumbon edhe opozitën: Bëjnë kumar me negociatat e vaksinimit. 

E lidhur: Pas kritikave për transparencë, Rama i pret vetë në Rinas 1170 vaksinat e para nga Pfizer.

* Covid-19 në Shqipëri: 13 humbje jete dhe 865 raste të reja

Sondazhi: Mbi 60 % e shqiptarëve mendojnë se zgjedhja e Bashës kryeministër rikthen vendin në rrugën e duhur.

■ Dosja 339/ GJKKO dënon me mbi 125 vite burg 17 të pandehurit për laboratorin e heroinës në Has.

Historike, Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen. 

■ “Fluturimet me Britaninë mbeten të pezulluara”, Komiteti i Ekspertëve tregon se kur do merret vendimi për univeristetet. Situata me Covid-19, Komiteti i Ekspertëve: Ka rritje drastike të të gjithë indikatorëve.

■ PD prezanton programin për shëndetësinë, nga riorganizimi i spitaleve deri te rimbursimi i barnave, pikat kryesore. Basha tha se ky është një plan serioz dhe ka në qendër pacientin.

■ Moti i keq rikthen problematikat në vend/ 1480 ha nën ujë dhe rrugë të bllokuara, si paraqitet situata.

■ Publikohet ekstrakti i 5-të i listave zgjedhore të 25 Prillit, si mund të verifikoni emrin

Vota e emigrantëve/ Majko në interpelancë: Është detyrim ligjor, nuk mund të presim konsensusin e opozitës për të respektuar ligjin.

■ Shkeli masat në mbledhje partie, Rakacolli: Ishin më pak se 14 veta, policia vuri gjoba 

■ Fier/ Vritet me armë zjarri një person, detaje nga ngjarja.

Të fundit